Kim Jong Un dhe vajza ndjekin paradën ushtarake

Të veshur me pallto të zeza, Kim dhe e bija ndjekin paradën ushtarake nga një ballkon. 

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shikon parakalimin e ushtrisë dhe prezantimin e raketave gjatë paradës ushtarake për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të ushtrisë së Koresë së Veriut, në sheshin Kim Il Sung në Pyongyang, Koreja e Veriut, shkurt 2023.

Kim Jong Un duke përshëndetur turmën gjatë paradës ushtarake. 

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, gruaja e tij Ri Sol Ju, dhe vajza e tyre, Kim Ju Ae.

Një ekran i madh tregon udhëheqësin verikorean në ballkon dhe simpatizantët që e duartrokasin.

Parada e së mërkurës mbrëma në kryeqytetin, Phenian, shfaqi pajisjen më të re në arsenalin bërthamor në rritje të Kimit, duke përfshirë atë që ekspertët thanë se ishte ndoshta një raketë e re balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë që ai mund ta testonte në muajt e ardhshëm.

Parakalimet e ushtarakëve gjatë paradës.

Përshëndetja ushtarake e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. 

Kim Jong Un duke përshëndetur turmën gjatë paradës ushtarake.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, gruaja e tij Ri Sol Ju, dhe vajza e tyre, Kim Ju Ae, u pritën me ceremoni ushtarake.

Kim duke përshëndetur turmën që ishte mbledhur për të parë paradën ushtarake. Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve zyrtare e Koresë së Veriut tha se të gjithë ushtarët dhe spektatorët në shesh u ngritën duke brohoritur emrin e sundimtarit të tyre.

Parada ishte dalja për herë të pestë [e njohur] publike e vajzës së vogël të liderit verikorean, Kim Ju Ae, e cila besohet të jetë rreth 10 vjeç. 

Kim Jong un, me gruan e tij dhe ushtarakët e lartë në një foto të përbashkët 

Paraqitja me të bijën ka nxitur spekulimet se ajo po përgatitet si udhëheqëse e ardhshme e vendit të izoluar.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ecën me vajzën e tij dhe gruan ndërsa merr pjesë në një aheng për të festuar 75-vjetorin e Ushtrisë Popullore Koreane të nesërmen, në Pyongyang, Koreja e Veriut, 7 shkurt 2023

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong, Un duke biseduar me vajzën e tij Kim Ju Ae, në një aheng në 75-vjetorin e Ushtrisë Popullore Koreane.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe vajza e tij e vogël dolën në qendër të skenës në paradën ushtarake. Kjo nxiti spekulimet se ajo po përgatitet si udhëheqëse e ardhshme e vendit të izoluar, ndërsa në paradë u prezantuan raketat më të fundit bërthamore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)