Konflikti izraelito-palestinez, gjithnjë e më i përgjakshëm

Flakë dhe tym ngrihet mbi ndërtesa në qytetin e Gazës, teksa aeroplanët luftarakë izraelitë qëllojnë enklavën palestineze, në orët e hershme të 17 majit 2021.

Tym dhe flakë mbi një ndërtesë gjatë sulmeve ajrore izraelite në qytetin e Gazës, më 17 maj 2021.

Mbrojtja Civile Palestineze kërkon për të mbijetuar mes rrënonjave të një shtëpie të shkatërruar, pas një sulmi ajror izraelit në qytetin e Gazës, më 16 maj 2021.

Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar shtëpinë e udhëheqësit të Hamasit në Rripin e Gazës, bashkë me dy ndërtesa të tjera më 16 maj, duke vrarë të paktën 42 persona - sulmi i veçantë më vdekjeprurës që kur luftimet nisën gati një javë më parë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, udhëheqjes militante të Gazës

Punonjësit e shpëtimit i afrohen një viktime mes rrënonjave në vendin e sulmeve ajrore izraelite, në qytetin e Gazës, më 16 maj 2021.

Punonjësit shëndetësorë palestinezë kanë thënë më 16 maj se 197 palestinezë janë vrarë gjatë javës së kaluar në enklavën e populluar bregdetare të Gazës - përfshirë të paktën 55 fëmijë dhe 33 gra. Më shumë se 1.230 palestinezë janë plagosur. Zyrtarët izraelitë thonë se 10 njerëz janë vrarë në Izrael, përfshirë një djalë 5-vjeçar dhe një ushtar izraelit.

Një zjarr i madh në fabrikën e dyshekëve Foamco, në lindje të Xhabalias, pas sulmeve ajrore izraelite në pjesën veriore të Rripit të Gazës, më 17 maj 2021.

Një raketë e lëshuar nga Gaza fluturon drejt Izraelit, më 17 maj 2021.

Izrael -- Izraelitët mbrohen teksa një sirenë paralajmëron për raketa të reja të lëshuara nga Rripi i Gazës, në Ashkelon, jug i Izraelit, më 16 maj 2021.

Shkëndija shfaqen në qiell teksa Kupola e Hekurt, sistemi antiraketor i Izraelit, shkatërron raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës, në orët e hershme të 17 majit 2021. 

Aeorplanët luftarakë izraelitë kanë bombarduar Rripin e Gazës gjatë natës, kanë thënë dëshmitarët në enklavën palestineze, nga ku grupet e armatosura kanë lëshuar raketa drejt shtetit hebraik.

Forcat e sigurisë së Izraelit dhe qytetarë të thjeshtë shikojnë automjetet e dëmtuara në një vend të goditur nga një raketë e lëshuar nga Gaza, në Ashkelon, jug i Izraelit, më 16 maj 2021, teksa dhuna ndërkufitare izraelito-palestineze po vazhdon.

Palestinezët inspektojnë shtëpinë e tyre, pasi ajo është shkatërruar nga një sulm ajror izraelit, në qytetin e Rafës, në jug të Rripit të Gazës, më 16 maj 2021.

Sulmet izraelite kanë vrarë 33 palestinezë në Rripin e Gazës, shifra më e lartë ditore e vdekjeve që prej nisjes së luftimeve, gati një javë më parë.

Të afërmit vajtojnë afër trupit të pajetë të palestinezit Yaseen Hamad, i cili është vrarë nga të shtënat izraelite në trazirat në Bregun Perëndimor, gjatë funeralit të tij në fshatin Seida, afër Tulkaremit, më 16 maj 2021.

Katër palestinezë janë vrarë nga të shtënat izraelite në Bregun Perëndimor më 14 maj, përfshirë një që ishte përpjekur ta therte një ushtar, teksa përleshjet kanë lënë më shumë se 100 njerëz të plagosur në territorin e okupuar.

Tymi ngrihet në ajër gjatë rrëzimit të ndërtesës Al-Xhala, në qytetin e Gazës, ku ndodheshin banesa dhe zyra të disa mediave, përfshirë The Associated Press dhe Al Jazeera. Kulla u godit me raketë nga Izraeli, më 15 maj 2021.

Kryetari i Kongresit të Hebrenjve të Rusisë, Yuri Kanner; kryerabini i Rusisë, Berel Lazar (i treti, majtas); dhe ambasadori i Izraelit në Rusi, Alexander Ben Zvi (i dyti, djathtas), mbajnë një minutë heshtje për të vrarët në Izrael, gjatë një "Aksioni solidariteti me Izraelin kundër terrorit!", në një sinagogë, në Moskë, më 16 maj 2021.

Demonstruesit propalestinezë mbajnë flamuj palestinezë, teksa marrin pjesë në një protestë pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, në Londër, Britani, më 15 maj 2021. 

Një grua valëvit një flamur palestinez, teksa protestuesit përballen me policinë kundër trazirave, gjatë përleshjeve si pjesë e një tubimi të organizuar nga disa shoqata, në mbështetje të popullit palestinez, në Paris, Francë, më 15 maj 2021.

Një tubim solidarizues me Izraelin, para ndërtesës së ambasadës së Federatës Ruse, në Kiev, Ukrainë, më 16 maj 2021.

Rally in solidarity with Israel in front of the building of Russian Federation Embassy in Kyiv, Ukraine, May 16, 2021.

Flamujt izraelitë dhe palestinezë shihen në qytetet e Bosnjës. Fotografi e kombinuar, nga e majta: Sarajeva, Banja Lluka, dhe Mostari, maj 2021.

Palestinezët dhe mbështetësit e tyre protestojnë kundër aksioneve të fundit të shtetit izraelit, në Bukuresht, Rumani, më 15 maj 2021.

Një tubim në mbështetje të Izraelit, ku morën pjesë dhjetëra persona, në Bukurshet, më 16 maj 2021.

Shqiptarët e Kosovës brohoritin sllogane dhe mbajnë banderola kundër dhunës në Gazë, dhe në mbështetje të një Palestine të lirë, gjatë një marshi në Prishtinë, më 14 maj 2021.

Demonstruesit marrin pjesë në një protestë kundër sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës, në Islamabad, Pakistan, më 16 maj 2021.