Mbi 300 kompani dhe institucione financiare kanë planifikuar që të raportojnë për ndikimet që ato kanë në natyrën, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar kolapsimin e biodiversitetit, iu tha delegatëve në Davos të Zvicrës.
Këto të dhëna, që u krijuan nga Task-forca për informacione financiare që lidhen me natyrën, e mbështetur nga G20, kërkojnë që grupet të ndajnë më shumë informacione lidhur me rreziqet, por edhe mundësitë që ofrojnë ndërveprimet e tyre me natyrën.
SHIKONI EDHE: Pakti i ri global që synon të shpëtojë biodiversitetinNë këtë mënyrë, bordet e kompanive shpresojnë se mund të marrin vendime që do të jenë më pozitive, sa i përket ndikimit në natyrë, dhe të ndihmojnë shtetet që të përmbushin zotimet që morën gjatë bisedimeve për biodiversitetin më 2022 në samitin e COP15.
“Ky është një moment kyç sa i përket raportimit të korporatave lidhur me ndikimin në natyrë”, tha David Craig, udhëheqës i Task-Forcës.
“Ky është sinjal i qartë se investitorët, huadhënësit, garantuesit e kredive dhe kompanitë të pranojnë se modelet e tyre biznesore varen shumë nga natyra dhe klima dhe duhet t’i trajtojnë këto si rreziqe strategjike, por edhe mundësi të investimeve”.
Pas nisjes së një programi të punës më 2021, që zgjati për dy vjet, Task-forca publikoi rekomandimet e para në shtator të vitit 2023, pasi mbi 250 institucione i testuan ato gjatë procesit të tyre të zhvillimit.
Rekomandimet bazon në katër parime – qeverisje, strategji, rrezik, masa të ndikimit dhe objektiva – dhe ato synojnë të shtyjnë kompanitë që të shpjegojnë se si ato i vlerësojnë dhe menaxhojnë çështjet e ndërlidhura dhe si ato mund të përmirësojnë performacën e tyre.