Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka hedhur poshtë kritikat e zyrtarëve ukrainas, përfshirë presidentin, të cilët e akuzuan atë për nxitje të luftës.
IOC ka thënë javën e kaluar se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se lejimi i Rusisë për të garuar në Lojërat Olimpike 2024 në Paris do të tregonte se "terrori është disi i pranueshëm".
Ai tha se përpjekjet e IOC-së "për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë përpjekje për t'i thënë gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm”.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha më 31 janar se këto komente diskredituee "nuk mund të shërbejnë si bazë për ndonjë diskutim konstruktiv".
SHIKONI EDHE: Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat OlimpikeLojërat Olimpike Verore të vitit 2024 do të mbahen në kryeqyetin e Francës, Paris.