Komisioni Evropian ka përshëndetur nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshilli.
Anita Huper, zëdhënëse për çështje të brendshme në Komisionin Evropian e quajti këtë si lajm të mirë për qytetarët e Kosovës dhe realizim i aspiratave që u bë i munduar në bazë të propozimit të Komisionit.
“Lëvizja pa viza për bartësit e pasaportave të Kosovës do të bëhet realitet me 1 janar 2024 më së voni. Pas pajtimit të Parlamentit Evropian dhe Këshillit në bazë të propozimit të Komisionit Evropian, bartësit e pasaportave të Kosovës do të lejohen të udhëtojnë në Bashkim Evropian pa viza për një qëndrim maksimal deri në 90 ditë në periudhën prej 180 ditësh” thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Komisioni Evropian.
Your browser doesn’t support HTML5
“Lëvizja pa viza do të sjell përfitime për qytetarët në të dyja anët, do të forcoj edhe më tutje raportet e BE-së me Kosovën. Kosova në vazhdimësi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet dhe ka dëshmuar përkushtim në këtë drejtim”, thuhet në këtë komunikatë.
Në komunikatën e Komisionit Evropian rikujtohet se që në vitin 2016, Komisioni i kishte propozuar Parlamentit dhe Këshillit tu jep qytetarëve të Kosovës mundësinë e udhëtimit pa viza. Pastaj në vitin 2018 Komisioni kishte vlerësuar se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kërkesat nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Sipas procedurës së miratimit të vendimeve në BE, Komisioni është organ që bën vlerësime dhe rekomandime ndërsa vendimet në bazë të tyre merren bashkërisht nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian.
SHIKONI EDHE: “Po pres ta marr pasaportën e Kosovës”Kështu ndodhi edhe me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën për çka vendimi u nënshkrua më 19 prill nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Ministrja e Suedisë për Çështje të Bashkimit Evropian, në emër të Këshillit.
Tash pritet vetëm edhe botimi në gazetën zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e këtij vendimi.