Kirurgu ia shpëton jetën bashkëshortes pas sulmit në Dnipro

Your browser doesn’t support HTML5

Një histori e jashtëzakonshme mbijetese ka dalë nga Dnipro, në Ukrainën qendrore, ku dhjetëra persona u vranë nga një sulm rus me raketë, më 14 janar. Kirurgu Yevhen Botvinov kaloi tri orë e gjysmë duke bërë përpjekje për ta ndalur gjakderdhjen e bashkëshortes së tij, pasi ajo pësoi një lëndim në kokë nga sulmi – teksa njëkohësisht sinjalizonte shpëtimtarët me një elektrik dore. Ai ka rrëfyer ngjarjen për Radion Evropa e Lirë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)