Xi fiton mandatin e tretë në krye të Kinës

Portreti i Xi Jinping në një muze ushtarak në Pekin.

Partia Komuniste kineze mbështeti Xi Jinping për udhëheqjen e vendit, duke i dhënë atij mandatin e tretë në pushtet.

Gjatë kongresit partiak, që nisi punimet para një jave, shumë zyrtarë kryesorë – përfshirë kryeministrin Li Keqiang – u tërhoqën nga pozitat udhëheqëse, lëvizje që i jep Xi-së mundësinë që të emërojë aleat të rinj.

Kongresi i partisë kineze mbahet çdo pesë vjet.

Delegatët miratuan një deklaratë që u bën thirrje të gjithë anëtarëve të partisë të “mbajë Xi Jinpingun në pozicionin kyç të Komitetit Qendror të partisë dhe në krye të Partisë Komuniste si tërësi”.

Xi pritet që më 23 tetor të riemërohet si sekretar i përgjithshëm, pasi të takohet me anëtarët e rinj të komitetit partiak.

Kjo do t’i lejojë atij që të fitojë mandatin e tretë si president i Kinës.

Më 2018, Xi kishte zhbërë kufizimin që një person të mbajë vetëm dy mandate në postin e presidentit, duke i mundësuar vetes që të mbesë në këtë pozitë. Në kongres u tha se Xi është lideri më i fuqishëm i Kinës që nga Mao Zedong.

Komiteti i ri Qendror njoftoi se katër nga shtatë anëtarët e mëhershëm, do të pensionohen. Në mesin e tyre është edhe kryeministri aktual Li Keqiang.

Delegatët po ashtu përfshin kundërshtimin e pavarësisë së Tajvanit në kushtetutën e Partisë Komuniste.