"Kina pushton Rusinë": Vizatimori kundër luftës bën bujë
Your browser doesn’t support HTML5
Vizatimori i popullarizuar në gjuhën ruse, “Masyanya”, po përjeton rritje të shikueshmërisë në YouTube, pas një episodi të ri, në të cilin Kina e pushton Rusinë, për ta shpëtuar atë nga fashizmi. Rusia e ka përdorur të njëjtin pretekst të pabazë për të nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Krijuesi i vizatimorit, artisti ruso-izraelit, Oleg Kuvaev, thotë se episodi ka në shënjestër rusët, të cilët e mbështesin luftën në Ukrainë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)