Pamje nga jeta e përditshme kanë zëvendësuar ato të luftës dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga sulmet e forcave ruse në kryeqytetin e Ukrainës. Kjo u arrit pas pastrimit jashtëzakonisht të shpejtë nëpër disa zona të rajonit të Kievit.
Automjetet e blinduara të shkatërruara në një rrugë në Buça, në veriperëndim të Kievit, më 2 prill.
Rruga e njëjtë në Buça më 23 qershor 2022.
Një polic ukrainas në vendin ku ndodhi një shpërthim nga sulmet ruse në një zonë banimi në Kiev më 18 mars.
Vendi i njëjtë më 24 qershor 2022.
Pasojat e luftimeve të ashpra që u zhvilluan më 4 mars në Hostomel, në veriperëndim të Kievit.
Vendi i njëjtë më 23 qershor 2022.
Civilët e mbështjellë me çarçafë dhe me flamuj të bardhë në duar shihen duke kaluar rrugën midis Buças dhe Irpinit më 11 mars.
Vendi i njëjtë më 24 qershor 2022.
Pamje nga një sulm me raketa që vrau tetë persona dhe shkatërroi një qendër tregtare në Kiev më 20 mars. Kremlini pretendoi se zona po përdorej nga ushtria ukrainase. Një burrë u arrestua nga autoritetet ukrainase për postimin e pamjeve në TikTok që tregonin automjete ushtarake rreth qendrës tregtare para sulmit.
Vendi i njëjtë më 24 qershor 2022.
Një rrugë e dëmtuar në Kiev pas sulmit me raketë më 13 mars.
Vendi i njëjtë më 24 qershor 2022.
Një automjet luftarak rus, BMD, i bllokuar në një copë betoni pas përleshjeve të ashpra në Hostomel, më 4 mars.
Në bllokun e njëjtë të betonit është vendosur një pankartë për heqjen e plehrave të rënda, 23 qershor 2022.
Një foto e bërë më 6 prill tregon një ushtar ukrainas pranë një varri masiv ku ishin varrosur civilët e vrarë gjatë pushtimit rus në Buça.
Vendi i njëjtë më 24 qershor 2022.
Një kolonë automjetesh të shkatërruara në një rrugë në Buça më 1 mars.
Rruga e njëjtë më 23 qershor 2022.
Një ndërtesë banimi, me disa mure të shkatërruara si pasojë e shpërthimeve nga sulmet me raketa, në periferi të Kievit më 18 mars.
Vendi i njëjtë më 24 qershor 2022.
Një burrë duke shikuar tytën e një tanku të shkatërruar në Zalisja, një qytet në verilindje të Kievit, më 12 prill. Pjesë të tankut të shkatërruar ishin shpërndarë rreth 50 metra larg në anën tjetër të një autostrade.
Vendi i njëjtë më 24 qershor 2022.
(Me foto kontribuuan: Amos Chapple, Andriy Dubchak / Donbas Frontliner).
Përgatiti: Erjonë Popova