Ukraina nën sulmet më të mëdha ruse në disa muaj
Banorët lokalë shihen duke pastruar rrënojat e një ndërtesë të dëmtuar nga sulmet ruse në fshatin Tarasivka në rajonin e Kievit.
Njëra prej ndërtesave të banimit që është goditur me raketa ruse në fshatin Tarasivka.
Ekipet e shpëtimit janë ndarë në zona të ndryshme për t’i pastruar rrënojat pas sulmeve me dronë dhe raketa.
“Fuqia e shpërthimit i ka thyer të gjitha dritaret, edhe dyert e hyrjes, po ashtu. Ne kemi qenë jashtëzakonisht të frikësuar”, ka thënë Liudmyla Savchuk, 57-vjeçare nga Kievi.
“Ka pasur shpërthime çdo 20-30 sekonda. Po pastrojmë gjithçka tani”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve Reuters.
Mbetje e një raketa ruse që ka rënë në një park në Kiev.
Rusia, e cila e ka nisur luftën në Ukrainë 18 muaj më parë, nuk i ka komentuar ende sulmet ajrore.
“Njerëzit nuk bëjnë diçka të tillë. Këtu nuk ka objekte ushtarake, asgjë, vetëm bllok ndërtesash banimi. Raketat kanë rënë në park”, ka thënë Roman Feshchenko, 76-vjeçar.
Si pasojë e sulmeve ka pasur raportime për vonesa në orare të trenave.
Sulmeve nuk u kanë shpëtuar as qendrat tregtare, sikurse kjo në Kiev.
Me këtë pamje janë zgjuar ukrainasit të mërkurën në Kiev.