Banorët e Kievit përgatisin kokteje molotovi
Your browser doesn’t support HTML5
Ukrainasit kanë nisur të përgatisin kokteje molotovi në Kiev, pas shqetësimeve për pushtim eventual të Rusisë. Shpërthime janë dëgjuar që në orët e para të së dielës. Banorët janë fshehur nëpër garazhe dhe metro, për t’iu ikur sulmeve. Zyrtarët kanë nisur zbatimin e orës policore deri të hënën më mëngjes dhe askush nuk duhet të dalë jashtë.