Përleshje mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it
Your browser doesn’t support HTML5
Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë ndaj protestuesve serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit. Gjatë ndërhyrjes janë dëgjuar shpërthime të shumta dhe protestuesit janë parë duke hedhur gjësende në drejtim të trupave ndërkombëtare. Serbët kanë protestuar që nga mëngjesi i 29 majit në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të këtyre komunave dhe duke kërkuar largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.