Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja të njëanshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Një delegacion i kësaj partie, në krye me kryetarin Zllatan Ellek, kanë zhvilluar më 31 gusht takime me zëvendëskomandantin e KFOR-it, ambasadorët e QUINT-it dhe me shefen e UNMIK-ut.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan nevojën për veprim urgjent nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, kthimin në gjendjen e mëparshme dhe parandalimin e lëvizjeve të reja të njëanshme të drejtuara nga Albin Kurti për dëbimin e serbëve nga Kosova”, tha Lista Serbe përmes një njoftimi për media.
Kjo parti, që gëzon mbështetjen e Beogradit, tha se ka kërkuar prani më të madhe të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në pjesën veriore të shtetit.
QUINT – Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia dhe Gjermania – sipas Listës Serbe, kanë përsëritur qëndrimin se nuk mbështesin veprimet e ndjeshme të autoriteteve të Kosovës, pasi ato mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës.
SHIKONI EDHE: Osmani diskuton me Kasanofin për dialogun dhe zhvillimet e funditParaprakisht, KFOR-i njoftoi se zëvendëskomandanti i këtij misioni, Federico Bernacca, është takuar me përfaëqsues të një delegacion të Listës Serbe, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.
Sipas një njoftimi për media, takimi u mbaj në selinë e KFOR-it në Prishtinë dhe në krye të delegacionit të Listës Serbe, ishte kryetari i kësaj partie, Zllatan Ellek.
“Ata [Lista Serbe] ndaj qëndrimet e tyre për zhvillimet e fundit të sigurisë, përfshirë në veri të Kosovës. Gjenerali Bernacca i dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni. Ai theksoi se KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibile në mbarë Kosovën dhe është i përgatitur mirë ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë”, u tha në njoftimin e KFOR-it.
Zëvendëskomandanti i KFOR-it, sipas njoftimit, tha se ky mision është i përkushtuar që të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë personat që jetojnë në Kosovë, sipas mandatit që derivon nga Kombet e Bashkuara.
“Në këtë drejtim, KFOR vazhdon të mbështesë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit që lehtësohet nga BE-ja”, u tha në njoftim.
SHIKONI EDHE:
O’Brien: Kurti të ndalë veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonëSHBA: Veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të Kosovës pasqyrojnë përkeqësimin e raporteve tonaLista Serbe tha se aksioni i djeshëm i autoriteteve të Kosovës, ka "kërcënuar drejtpërdrejt punën e mijëra serbëve" dhe ofrimin e shërbimit për mijëra serbë në Kosovë.
Nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se institucionet e mbyllura paralele serbe kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e "cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
SHIKONI EDHE: Vuçiq kërkon nga BE-ja veprime konkrete në Kosovë, jo vetëm dënimAksioni i kryer nga Policia e Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, që e kanë cilësuar si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të Kosovës pasqyrojnë përkeqësimin e partneritetit mes Uashingtonit dhe Prishtinës.
KFOR-i, që është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), më herët gjatë të shtunës rriti praninë mbi urën kryesore në Mitrovicë.
SHIKONI EDHE: Reduktohet prania e KFOR-it në urën e IbritNga KFOR-i thanë se kjo ishte një “operacion rutinor”, dhe më pas prania mbi urë u reduktua.