Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka bërë thirrje të martën për ndarje të barabartë buxhetore dhe përfaqësim të barabartë mes grave dhe burrave në proceset zgjedhore në Kosovë.
Në kuadër të publikimit të raportit "Kosto e Pabarazisë: Financimi i Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate", përpiluesit kanë thënë se gratë përballen me mungesë të financimit adekuat të fushatave të tyre zgjedhore, andaj edhe është propozuar ndryshimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike në Kosovë.
“Mosfinancimi i duhur financiar ndikon negativisht në zgjedhshmërinë e tyre si deputete”, ka thënë Valëza Zogjani, prezantuese e raportit.
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë gjatë organizimit se, partitë politike në Kosovë kanë ende shumë punë për të bërë në fushën e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave në zgjedhje.
SHIKONI EDHE: Gratë në politikë nuk i përkrah as partia e as shoqëriaAi ka theksuar se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor në Kosovë, kandidojnë vetëm 13 gra në krahasim me mbi 100 kandidatë burra sa janë për kryetarë komunash.
“Kjo tregon qartë se duhet bërë më shumë në këtë aspekt. Disa nga barrierat kryesore kanë të bëjnë me çështjet sociale”, ka thënë Abbott.
Në disa prej gjetjeve të raportit është thënë se kohën e fundit është vërejtur rritje e shkallës së dhunës në baza gjinore në internet, andaj edhe gratë mund të hezitojnë të jenë pjesëmarrëse në politikë.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Po ashtu është përmendur se ka raste kur gratë kandidohen për kryetare komunash në komunat ku kandidatët burra nuk kanë shumë mundësi të fitores.
Të dhënat për përpilim të raportit janë siguruar në periudhën pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.
Ligji për barazi gjinore parasheh përfaqësim 50 për qind burra si dhe 50 për qind gra.