Në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Mesut Hancer mban për dore vajzën e tij të ndjerë 15-vjeçare, Irmak, më 7 shkurt. Ajo ishte një nga viktimat e tërmetit të 6 shkurtit në Kahramanmaras, Turqi.

Gati tre milionë njerëz jetojnë në qytetet jugore të Turqisë, Kahramanmaras dhe Gaziantep, ku ishte epiqendra e tërmetit që rrëzoi ndërtesa të shumta dhe shkatërroi lagje të tëra.
 

Një grua duke qarë teksa qëndron mes rrënojave në Gaziantep.

Autoritetet në Turqi vlerësojnë se 13.5 milionë njerëz u prekën nga tërmeti në një zonë prej 450 kilometrash të gjerë që shtrihet nga Adana në perëndim deri në Dijarbakir në lindje.

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive e Turqisë tha se numri i të vdekurve në vend kaloi më shumë se 9.000 më 8 shkurt. Përveç atyre që janë ende të bllokuar nën rrënoja, shqetësimet po rriten se shumë njerëz do të ngrihen nga i ftohti deri në vdekje.


 

Në Sirinë fqinje, një burrë shihet i ulur pranë trupave të familjes së tij më 7 shkurt në qytetin Xhindires, në provincën Alepo.

Ministria siriane e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria ka kaluar mbi 1.200, ndërsa të paktën 1.400 njerëz kanë vdekur në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga opozitarët, sipas reaguesve të parë vullnetarë të njohur si Helmetat e Bardha.

 

 

Në qytetin sirian të Afrinit, një vajzë e vogël e cila ka lindur nën rrënojat e një pallati pesëkatësh, po trajtohet në një spital për fëmijë. Vendasit e zbuluan foshnjën pasi dëgjuan të qarat e saj nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës në Idlib të Sirisë, duke nxjerrë nga rrënojat të tjerë të mbijetuar, si dhe trupa. Me shumë rrugë të shkatërruara, mot të lig, mungesë burimesh dhe pajisje të rënda, shpëtimtarët po përpiqen të arrijnë në zonat më të goditura.


 

Në qytetin sirian Xindiris, ekipet e shpëtimit shihen duke u ngrohur pranë një zjarri. Ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet pasi ndihmat nuk kanë mbërritur ende mes temperaturave të ulëta dhe ngricave.
 

Anëtarët e ekipit të shpëtimit vazhduan operacionin gjatë natës në Adana, Turqi, duke kërkuar për të mbijetuarit që kanë mbetur ende të ngujuar në rrënoja.

Në orët e hershme të mëngjesit, anëtarët e ekipit të shpëtimit holandez arritën të shpëtonin këtë grua turke në Hatay më 8 shkurt.




 

Vullnetarët nuk i përmbanin emocionet teksa morën pjesë në operacionin e kërkimit dhe shpëtimin në Hatay.

 
 

Një grua tjetër -- e fotografuar duke marrë reanimim kardiopulmonar pasi u nxor nga rrënojat -- vdiq më vonë nga lëndimet që kishte pësuar.


 

Me shumë shtëpi të shkatërruara, shumë njerëz u detyruan të flenë në rrugë si kjo familje në Dijarbakir.

Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit ende po vazhdonin, njerëzit vizituan një sallë sportive në Kahramanmaras për të identifikuar viktimat që vdiqën nga tërmeti.

Një grua shpërthen në lot jashtë sallës së sportit.

Vullnetarët shpërndajnë ndihma në Antakia, në jug të Turqisë.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se përpjekjet për shpëtim janë në garë me kohën, meqë shanset për të gjetur të mbijetuar të gjallë po zvogëlohen çdo minutë që kalon.

Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)