Në kërkim të provave për krime lufte në Ukrainë

Your browser doesn’t support HTML5

“Këmbët ishin atje, koka këtu”, tregon një burrë ukrainas. Ai është pjesë e një ekipi që zhvarros trupat e ushtarëve rusë pranë fshatit Malla Rohan, në rajonin e Harkivit, në lindje të Ukrainës. Së bashku me kolegët nga Lituania, ata kërkojnë prova të krimeve të luftës, por gjithashtu identifikojnë trupat që do të kthehen në Rusi. (Përgatitën: Valona Tela dhe Lendi Susuri)