Policia nuk gjen mjet shpërthyes në Rektoratin e UP-së

Një veturë dhe një zyrtar policor shihen pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. 17 maj 2022.

Policia e Kosovës tha se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Pasditen e së martës, zyrtarë të Rektoratit kishin lajmëruar policinë, pasi kishin pranuar një e-mail anonim, ku thuhej se ishte vendosur bombë në këtë objekt.

Rektori Naser Sahiti, tha për Radion Evropa e Lirë se me të pranuar e-mailin, kishin njoftuar zyrtarët e rendit.

Ndërkaq, më herët Policia njoftoi se pas pranimit të informacionit, evakuuan personelin nga ndërtesa e Rektoratit.

Policia e Kosovës pranë Rektoratit të UP-së. 17 maj 2022.

Në vendin e ngjarjes u panë edhe njësitë anti-bombë të Policië.