Fëmijët e Gazës nën kërcënimin e urisë

  • Reuters

Palestinezët e mbledhur për të marrë ushqim të gatuar nga një kuzhinë bamirësie, mes mungesës së theksuar të ushqimit dhe furnizimeve me ndihma, derisa po vazhdon konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Fotografia është bërë në Han Junis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës më 19 qershor 2024.

Shikimi i Jori Al-Areer, një vajzë palestineze që vuan nga kanceri dhe kequshqyerja, ndërsa pret të transferohet për trajtim jashtë Gazës, në spitalin Nasser në Han Junis, 24 qershor 2024.

Mbyllja e pikëkalimit në Rafah mes Egjiptit dhe Gazës ka pamundësuar evakuimet mjekësore të së paku 2.000 pacientëve, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje që Rafahu dhe rrugë të tjera të rihapen.

Një grua palestineze duke u kujdesur për foshnjën e saj të sëmurë në spitalin Nasser në Han Junis në jug të Rripit të Gazës, 24 qershor 2024.

Para mbylljes së pikës në Rafah, “rreth 50 pacientë në gjendje kritike janë larguar nga Gaza çdo ditë... Do të thotë, që nga 7 maji të paktën 2.000 persona nuk kanë mundur të largohen nga Gaza për të marrë trajtim mjekësor”, tha Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor.

Jana Ayad, një vajzë palestineze e cila vuan nga kequshqyerja, qëndron shtrirë në një shtrat ndërsa po trajtohet në spitalin e improvizuar të Korpusit të Mjekëve Ndërkombëtar, në mes të konfliktit Izrael-Hamas, në Deir Al-Balah në jug të Rripit të Gazës, 22 qershor 2024.

Nëna e Janas, vajzës palestineze që vuan nga kequshqyerja, tregon një fotografi të së bijës (e cila shihet në sfond) në spitalin e improvizuar të Korpusit të Mjekëve Ndërkombëtarë, në Deir Al-Balah, Rripi i Gazës, më 22 qershor 2024.

Një vajzë ulet në tokë ndërsa palestinezët mblidhen për të marrë ushqim të gatuar nga një kuzhinë bamirësie, mes mungesës së furnizimeve me ndihma në Han Junis, 19 qershor 2024.

Nada, një grua palestineze, mban në krahë djalin e saj të vogël, Amjad Al-Kanoo, i cili vuan nga kequshqyerja. Amjad që po trajtohet në spitalin Nasser në Han Junis, është në pritje për t'u transferuar për trajtim jashtë Gazës, 24 qershor 2024.

Një tjetër vajzë me disa enë duke pritur për të marrë ushqim të gatuar nga një kuzhinë bamirësie.

 

Palestinezët duke marrë ushqimin e gatuar nga një kuzhinë bamirësie, ndërsa po përballen me mungesën e ushqimit dhe gjërave tjera elementare për jetesë në kampin e refugjatëve Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, 19 qershor 2024.

Një djalë palestinez i kequshqyer shihet duke marrë trajtim në spitalin e improvizuar të Korpusit të Mjekëve Ndërkombëtarë, në Deir Al-Balah në Rripin e Gazës.

Edhe foshnjat po vuajnë nga kequshqyerja.

Kjo fotografi u shkrep në spitalin e improvizuar të Korpusit të Mjekëve Ndërkombëtarë në Deir Al-Balah ku po trajtohet kjo foshnje.

Turma e palestinezëve e mbledhur rreth një kazani me ushqim të gatuar nga një kuzhinë bamirësie.