Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 dhjetor caktoi masën e paraburgimit prej një muaji për 31 të arrestuarve lidhur me rastin e njohur si “Subvencionet”.
Përmes një njoftimi për media, Gjykata tha se të pandehurit dyshohen për veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe “Mashtrim me subvencione”.
Të premten, më 3 dhjetor, Policia e Kosovës gjatë një aksione në rajone të ndryshme të Kosovës, arrestoi 31 persona, përfshirë 12 zyrtarë të me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.
SHIKONI EDHE: Sektori i bujqësisë, nga prioritet në vatër korrupsioniAksioni i 3 dhjetorit ishte vazhdimësi e disa aksioneve të kryera më herët gjatë vitit ndaj zyrtarëve që dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve.
Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi se 31 të pandehurit mund të ushtrojnë ankesë për masën e paraburgimit.