Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer dhjetëra të burgosur lufte, mes tyre edhe katër gra.
Kievi tha se ka siguruar lirimin e 130 trupave ukrainase, mes tyre edhe të katër grave, ndërsa Moska tha se janë liruar 90 rusë.
"Jam krenar për të gjithë ekipin që ka punuar intensivisht për këtë këmbim për një kohë të gjatë", tha këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, në një postim në Telegram.
Ukraina e ka akuzuar disa herë Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës.
Dje, autoritetet ukrainase kërkuan hetime për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: "Lavdi Ukrainës".
Në dhjetor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se më shumë se 1.300 të burgosur janë kthyer në Ukrainë që kur trupat ruse nisën pushtimin e vendit.
SHIKONI EDHE:
Zelensky thotë se mbi 1.300 të burgosur lufte janë kthyer në UkrainëUkraina dhe Rusia këmbejnë rreth 100 të burgosur Ukraina dhe Rusia këmbejnë sërish të burgosuritRusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të burgosurve të luftës. Këmbimi më i madhh konsiderohet ai i muajit shtator ne rreth 300.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.