Këmbimi më i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë

Ekipet mjekësore ndihmojnë një të burgosur ukrainas të luftës, të cilin Rusia e këmbeu me të burgosur të tjerë në rajonin e Çernihivit.

Një ushtar ukrainas që është në mesin e pothuajse 300 të burgosurve të luftës që u këmbyen me Rusinë më 21 shtator.
 

Ushtarët ukrainas duke shijuar momentet e para të lirisë.
 

Lajmi për lirimin e të burgosurve të luftës u prit me emocione nga familjarët e tyre.
 

Një ushtar ukrainas i liruar gjatë operacionit të këmbimit të të burgosurve të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.
 

Shefi i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, Vasyl Maliuk (djathtas), përqafon një ushtar, që u lirua nga Rusia. Fotografia është realizuar në rajonin ukrainas të Çernihivit.


 

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky (i dyti nga ana e majtë e fotografisë) përshëndet komandantin e regjimentit Azov, Denys Prokopenko (i dyti nga ana e djathtë e fotografisë), i cili u lirua gjatë operacionit të këmbimit të të burgosurve të luftës në Çernihiv.
 

Disa ushtarë të liruar pozojnë për fotografi duke mbajtur flamurin kombëtar të Ukrainës.
 

Ekipet mjekësore ishin të gatshme të ofronin ndihmë për ushtarët e liruar nga burgu, pasi disa prej tyre janë të plagosur ose kanë probleme shëndetësore.
 

Britaniku Aiden Aslin (në qendër të fotografisë) është në mesin e grupit të të burgosurve që u liruan nga Rusia dhe u transferuan në Riad të Arabisë Saudite. Lirimi i shtetasve të huaj u mundësua në bazë të një marrëveshjeje, në të cilën Turqia ishte negociatorja kryesore.