Vendi i braktisur i provave bërthamore sovjetike në Kazakistan
Rrënojat e kazermës.
Për 40 vjet, zona e provës Semipalatinsk ishte një eksperiment masiv mbi efektet e shpërthimeve bërthamore në tokë, ujë, kafshë dhe njerëz. Një total prej 456 shpërthimesh bërthamore u mbajtën në vendin e testimit të Semipalatinsk gjatë katër dekadave. Eksplozivët që shpërthyen ishin 250 herë më shumë sesa bomba bërthamore që goditi Hiroshimën më 1945.
Një shenjë paralajmëruese në territorin e zonës së mbyllur të testimit bërthamor Semipalatinsk.
Zona përreth malit është një zonë e ndaluar dhe monitorohet nga kamerat CCTV.
Rrënojat e shtëpive të qytetit "G" pranë malit Degelen - atë që vendasit e quajnë qyteti i braktisur ushtarak.
Vendasit i ndanë ndërtesat për materiale ndërtimi që mund të shisnin. Makineri të rënda u përdorën për ta shkatërruar qytetin.
Nën malin Degelen u ndërtuan tunele dhe miniera. Deri në kohën e mbylljes së kantierit, u ndërtuan 181 miniera, disa prej tyre vende të testimeve të shumta. Testet bërthamore ishin ose nëntokësore ose ajrore, por pas vitit 1963 ato u kryen vetëm nën tokë. Numri i përgjithshëm i shpërthimeve bërthamore nën Degelen ishte 215, ndërsa numri i përgjithshëm në vendin e quajtur Semipalatinsk ishte mbi 450.
Fermeri Tolesh pranë tryezës në shtëpinë e tij.
Mijëra njerëz jetojnë pranë kufijve të vendeve të testimit. Shumë prej tyre jetojnë në tokë të kontaminuar dhe luftojnë me sëmundje që mjekët thonë se janë të lidhura me kontaminimin e vendit të testimit. Banorët marrin përfitime nga qeveria për të jetuar në zonën e kontaminuar, por ankohen se përfitimet nuk janë të mjaftueshme që ta përballojnë jetesën.
Fermerët përgatisin foragjere për bagëtitë në vendbanimet e tyre. Ndonjëherë ata hyjnë aksidentalisht në zonën e ndaluar dhe rojtarët mbërrijnë shpejt për t'i paralajmëruar që të largohen.
Pranë vendbanimit të barinjve kishte një varrezë. Gurët e varreve ende mund të shihen.
Fermerët përdorin puse arteziane (që e mbajnë ujin) të ndërtuara në kohën sovjetike, kohë kur në dimër kishte ferma kuajsh rrëzë malit. Foragjeret përgatiteshin në verë nga barinjtë.
Uji nga puset arteziane derdhet në luginë. Ky është i vetmi vend ujitës për kuajt në atë zonë.
Brenda kësaj shtëpie lëvizëse është instaluar një sistem ngrohjeje me antifriz. Një bateri e energjisë diellore përdoret gjithashtu për të furnizuar shtëpinë.
Ndërtesa të vjetra fermash të ndërtuara nga tullat dhe gurët pranë Degelenit.
Njerëzit, jo vetëm çmontuan ndërtesat në zonën e braktisur ushtarake, por edhe gërmuan tubat e sistemit të ngrohjes të groposura midis shtëpive.
Tubat u gërmuan dhe u shitën. Nga sistemi i ngrohjes dhe ujësjellësit tashmë nuk ka mbetur asgjë.
Kjo është e vetmja ndërtesë që ka mbijetuar në qytet. Termocentrali është ende në funksion. Më parë, termocentrali furnizonte me energji elektrike qytetin, tash ai furnizon me energji fshatin Sarzhal, rreth 70 kilometra larg.