Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona kanë vdekur të shtunën, si pasojë e aksidenteve rrugore në Kosovë.
Tre persona kanë vdekur në autostradën Ibrahim Rugova, ndërsa një tjetër në fshatin Zajmë – Klinë.
Në raportin 24-orësh të Policisë është thënë se tre personat e vdekur në autostradë janë goditur nga shoferi i një makine, dhe tre të tjerë janë plagosur.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se tri viktimat në autostradë, kanë qenë tre djem të rinj, të cilët kanë shikuar një garë me makina.