Një dekadë pas katastrofës në Fukushima

Fotografi të bëra më 14 mars, 2011, ku shfaqet shpërthimi në centralin bërthamor në Fukushima. Shpërthimi ndodhi në centralin bërthamor, pasi autoritetet thanë se ai u godit nga tërmeti dhe cunami i fuqishëm më 11 mars, duke shkaktuar rrjedhje radioaktive. 
 

Tym duke dalë në portin Tagajo, në prefekturën Miyagi të Japonisë më 13 mars, 2011, pasi ky shtet u godit nga një tërmet i fuqishëm, që shkaktoi cunami.

Pamjet satelitore nga uzina bërthamore në Fukushima, pas shpërthimit më 14 mars, 2011. 

 

Zyrtarët, të veshur me rroba mbrojtëse, kontrollojnë fëmijët për rrezatim. Këta fëmijë u evakuuan nga Koriyama, që gjendet në afërsi të centralit në Fukushima. Japoni, 13 mars, 2011. 

Shtëpitë janë përmbytur pa cunamit dhe tërmetit në Natori në verilindje të Japonisë. Fotografi e bërë më 11 mars, 2011.

Një grua qëndron e ulur pranë shtëpisë së saj të dëmtuar në qytetin Natori në veri të Japonisë më 13 mars, 2011. Një tërmet prej 9 shkallësh të Rihterit dhe një cunami më 11 mars, vranë pothuajse 16.000 persona dhe mbi 2.500 të zhdukur. Ndërkaq, cunami, valët e së cilit ishin të larta dhjetë metra, mori me vete gjithçka që i doli përpara, përfshirë shtëpi, anije, makina e objekte të tjera. 

 

Një djalë me maskë ecën nëpër një dyqan ushqimesh në Akita më 15 mars, 2011. Banorët e këtij qyteti pothuajse boshatisën dyqanet ushqimore, pas tërmetit dhe cunamit si dhe krizës në Fukushima. Kriza bërthamore në Japoni u përshkallëzua më 15 mars, pas dy shpërthimeve në centralin bërthamor, duke bërë që nivelet e rrezatimit të arrinin në nivele të rrezikshme. 

 

Një person testohet për rrezatim nga një doktor në Yonezawa, në veri të Japonisë, 98 kilometra nga centrali bërthamor në Fukushima. Japoni, 21 mars, 2011. 

 

Kunio Shiga ecën pranë shtëpisë së tij në Minami Soma, në qarkun e Fukushimës më 8 prill, 2011. Kjo zonë u evakuua dhe u vendos një perimetër prej 20 kilometrash përreth centralit, ku banorët nuk mund të hynin. Ky burrë 75-vjeçar, mbeti i vetëm në këtë vend, ku kishte edhe shtëpinë e tij, pas tërmetit dhe cunamit që goditi Japoninë në mars të vitit 2011. 

 

Zjarr dhe tym shihet duke dalë nga ndërtesa e reaktorit numër katër të kompanisë Tokyo Electric Power, në centralin në Fukushima më 12 prill, 2011. 

 

Anijet e peshkimit janë bartur nga cumani shkatërrues në qarkun Shishiori në qytetin Kesennuma në veri të Japonisë më 28 prill, 2011.

 

Banorët, që jetonin në zonën në perimetër prej 20 kilometrash në afërsi të centralit bërthamor, lutem për viktimat e tërmetit dhe cunamit të 11 marsit. Namie, qarku i Fukushimës, 26 maj, 2011. 

 

Një fotografi e bërë nga ajri i reaktorit bërthamor të Fukushimës, më 20 gusht, 2013.

 

Të veshur me rroba mbrojtëse, Yuzo Mihara (majtas) dhe gruaja e tij, Yuko shihen në rrugët boshe të qytetit Namie, në qarkun e Fukushimës më 22 shkurt, 2013. Pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit, 2011, shumë banorë kanë jetuar në shtëpi të përkohshme, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan në mars të 2011-tës. 

 

Makina të dëmtuara shihen në fushat në qytetin Namie, dy vjet pas tërmetit dhe cunamit në Japoni. 


 

Chiyoko Hirata dhe familjarët e tij lutem para shtëpisë së tyre të shkatërruar nga cunami në zonën Ukedo të qytetit Namie në Fukushima. Shtëpia e tyre ndodhet pesë kilometra nga centrali bërthamor. Fotografia është bërë më 11 mars, 2014. 


 

Punëtorët, të veshur me rroba mbrojtëse, mbledhin rrënojat dhe i vendosin në qese plastike. Ata po punojnë si pjesë e një operacioni për dekontamin në qytetin Tomioka të Fukushimës, që gjendet pranë centralit bërthamor. Fotografi e bërë më 24 shkurt, 2015. 


 

Këta persona nderojnë viktimat e tërmetit dhe cunamit në Fukushima, pranë kësaj pllake përkujtimore të vendosur në Namie më 11 mars, 2019. 

 

Yuya Hatakeyama, një zyrtar në qytetin Tomioka, ecën pranë një zone ku janë mbledhur mbetjet, që potencialisht janë radioaktive, më 26 shkurt, 2021. Ai ishte 14-vjeçar kur ndodhi katastrofa në Fukushima dhe ishte detyruar që të evakuohej. Tani, ai është 24 vjeç dhe po ndihmon në rindërtimin e komunitetit dhe që banorët e këtij qyteti të ribashkohen. 

 

Kjo fotografi është bërë më 24 shkurt, 2021 dhe aty shihet Akria Sato, që ka veshur rroba mbrojtëse dhe qëndron pranë ndërtesës së Kishës në Fukushima që gjendet brenda zonës së rrezikshme. Dhjetë vjet pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues, që çoi në shtrirjen e dy reaktorëve në Fukushima, ky vend ende mbetet bosh. 


 

Naoto Matsumura së bashku me qentë e tij në qytetin Tomioka të Fukushimës më 26 shkurt, 2021. Rreth dhjetë kilometra në jug gjendet centrali bërthamor i Fukushimës. Ky person ka sfiduar urdhërat e qeverisë dhe ka qëndruar në shtëpinë e tij, ku ka një fermë. 



 

Dhjetë vjet pas, kështu duket një pjesë e centralit bërthamor në Fukushima, që u dëmtua gjatë tërmetit dhe cunamit të vitit 2011. Fotografia është bërë në shkurt të vitit 2021. 


 

Punëtorët punojnë në dekontaminimin e Futaba, në qarkun e Fukushimës më 17 shkurt, 2021. 

 

Një kioskë e shkatërruar në Tomioka të Fukushimës më 17 shkurt, 2021.