Kashmiri 'në dry'
Kjo rrugë në qytetin Srinagar zakonisht është e frekuentuar, por jo edhe ditët e fundit.
Policia indiane duke patrulluar në një rrugë, menjëherë pasi India njoftoi se do të revokonte autonominë e Kashmirit - i banuar me shumicë myslimane.
Policia indiane afër një xhamie ndërsa myslimanët largohen pas lutjeve. Sipas Financial Times, xhamitë lejohet të hapen, por shumica e bizneseve dhe shkollave janë të mbyllura në Srinagar. Shërbimet e telekomunikacionit janë gjithashtu shumë të kufizuara.
Policia indiane duke patrulluar në shi. Që nga ndryshimi i statusit juridik të Kashmirit, India ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në këtë rajon.
Pas vendimit të Indisë më 5 gusht, kishte protesta në të cilat u hodhën gurë ndaj forcave të Indisë. Si Pakistani ashtu edhe India kanë pretendime në këtë rajon.
Një banor i Kashmirit ecën para dyqaneve të mbyllura.
Një rrugë e zbrazët dhe e bllokuar për shkak të një urdhri të policisë. Autoritetet në New Delhi thanë se bllokimi është bërë për të parandaluar dhunën, pas heqjes së autonomisë.
Një oficer indian duke patrulluar Srinagar. Ndryshimi i statusit juridik do të thotë që ky rajon nuk do të jetë në gjendje të bëjë ligjet e veta, ndërsa edhe ata që nuk janë banorë, do të lejohen të blejnë pronë në territor.
Një autobus i policisë po e bllokon rrugën. Drejtuesit e Kashmirit paralajmëruan për reagim të dhunshëm ndaj revokimit të autonomisë së tij. Militantët po luftojnë kundër sundimit indian për gati 30 vjet, në një konflikt që ka marrë më shumë se 50.000 jetë.
Policia indiane jashtë dyqaneve të mbyllura në Srinagar. Pakistani ka dobësuar lidhjet diplomatike me Indinë dhe ka pezulluar tregtinë në shenjë proteste ndaj masës së autoriteteve në New Delhi.
Një banor i Kashmirit duke ecur pranë një grafiti ku shkruan "Shpëtoje Kashmirin". Kryeministri pakistanez Imran Khan e krahasoi partinë qeverisëse të Indisë me nazizmin dhe shkroi në Twitter: "Ekziston një përpjekje për të ndryshuar demografinë e Kashmirit me anë të spastrimit etnik".
Ram Madhav, udhëheqësi i lartë i Partisë qeverisëse të Indisë Bharatiya Janata, u përgjigj: "Kërcënimi për botën demokratike vjen nga terrorizmi xhihadist i sponsorizuar nga Pakistani, dhe jo nga India".
Një banor i Kashmirit mbush një qese me perime në barkën e tij pranë Liqenit Nageen në Srinagar. India nuk ka specifikuar se sa do të zgjasë shtet-rrethimi.