Të maskuar me kostume: Karnavali i Venedikut mbledh njerëz nga e gjithë bota

Atmosfera festive pranë urës Rialto, në Kanalin e Madh, në momentin e hapjes së Karnavalit të Venedikut.

Pjesëmarrësit të maskuar me kostume të veçanta në Karnavalin e Venedikut pranë urës Ponte de Sospiri në Venedik, Itali.

Karnavali i Venedikut mbahet nga 27 janari deri më 13 shkurt, në Venedik, Itali 28 janar 2024.

Një pjesëmarrës i maskuar në Karnavalin e Venedikut në Sheshin e Shën Markut në Venedik, Itali, 27 janar 2024.

Pjesëmarrës të maskuar në Sheshin e Shën Markut në Venedik.

Karnavali i Venedikut filloi shekuj më parë, dhe mbahej para periudhës së Kreshmës - 40 ditëve të agjërimit që tradicionalisht u paraprijnë Pashkëve.

Venedikasit mund të fshehnin identitetet e tyre pas maskave dhe të vepronin si të donin.

Në shekullin XVIII maskat përdoreshin nga fisnikët për të ruajtur anonimitetin gjatë votimit për çështjet e këshillit.

Disa maska u përdorën për t'u mundësuar njerëzve të shmangnin erën e keqe të kanaleve ose nëse ndonjë lloj sëmundjeje ngjitëse apo murtaja godiste qytetin.

Maskat karakterizojnë Karnavalin e Vendikut. Llojet kryesore të maskave të venedikase  janë bauta, moretta, gnaga, medico della pesta, pantalone, arlechino, colombina etj.

Një tjetër pamje e "Panteganas" teksa lëshon balona, pranë urës Rialto, në Kanalin e Madh.

Turistët ishin rreshtuar në Kanalin Grande të qytetit për të parë flotën e zhurmshme dhe shumëngjyrëshe të anijeve të vogla e gondolave që lundronte nëpër ujërat e kanalit.

Pjesëmarrësit e paradës së karnevalit në Kanalin e Madh.

Një çift i maskuar duke ecur pranë një ndërtese në Sheshin e Shën Markut në Venedik.

Një pjesëmarrës i veshur me kostum dhe maskë i ulur pranë gondolave në Karnavalin e Venedikut. 

Njerëz të veshur me kostume tradicionale dhe me maska të ndryshme ecin përgjatë Sheshit Shën Marku në Venedik mes turistëve që i shikojnë.

Pjesëmarrësit dhe shikuesit duke bërë fotografi selfie gjatë karnavalit. 

Një grua largon maskën nga fytyra, pranë një  burri po ashtu të veshur me kostume aristokratësh gjatë Karnavalit të Venedikut.

Për dy javë sa zgjat karnavali, qytetin e vizitojnë mijëra turistë nga e gjithë Italia dhe bota.