Ecja për mbijetesë
Me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë” të premten në Prishtinë u mbajt manifestimi me karakter informativ dhe kulturor, me qëllim vetëdijesimin për rrezikun nga kanceri i gjirit.
Manifestimi ka karakter informativ dhe kulturor.
Manifestimi u organizua nga Qendra kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta/Vita”, për herë të 16-të.
Ky manifestim u mbajt nën përkujdesjen e Presidencës së Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani, u bëri thirrje grave dhe vajzave që të bëjnë kontrolle të hershme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi ndihmë më të madhe të ekzekutivit për pacientët me kancer në gji.
Disa gra duke lexuar fletushkat e shpërndara gjatë manifestimit.
Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit në gji.
Sipas statistikave, një në tetë gra në botë preket nga kanceri i gjirit.
Sipas të dhënave, brenda vitit në Kosovë diagnostikohen rreth 400 persona me kancer në gji.
Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit në gji.
Të pranishmit theksuan se kontrollet e shpeshta mjekësore rritin shanset për mposhtjen e kancerit në gji.
Nafije Latifi (majtas), e mbijetuar e kancerit të gjirit, njëherësh organizatore e manifestimit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani(në mes), dhe kryeministri Albin Kurti gjatë ecjes tradicionale.
Edhe meshkujt preken nga kanceri i gjirit, por në shkallë më të ulët.
Krerë institucionesh morën pjesë në marshin “Ecjes për shërim”, në përkrahje të grave të prekura nga kanceri në gji.
Marshi “Ecja për shërim” nisi nga Teatri Kombëtar dhe u mbajt përgjatë gjithë sheshit kryesor në Prishtinë.