Kampi me kasolle i nënës së re në malin e lartë aziatik
Your browser doesn’t support HTML5
Një nënë 21-vjeçare kirgize ka ndërtuar një kamp me kasolle në bazën e Majës së Leninit, që ka një lartësi prej 7.000 metrash, pranë kufirit mes Kirgizisë dhe Taxhikistanit, i cili ka fituar popullaritet në mesin e turistëve të huaj. E frymëzuar nga ndërveprimet e saj me vizitorët ndërkombëtarë gjatë fëmijërisë së saj, Gulburak Begmataeva vendosi të ndërtonte kampin e vet me kasolle. Ajo shpreson se kufiri kirgizo-taxhik do të rihapet, teksa mbyllja e tij po e dëmton turizmin ndërkufitar në rajon. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)