Kajakim në perëndim

Festivali është organizuar prej klubit, Egër, dhe me mbështetje të Federatës së Kosovës për Kajakim.

Shkrep Balidemaj, nënkryetar i Federatës për Kajakim, dhe organizator i festivalit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, synimi kryesor i këtij organizimi që gradualisht të krijohen kuadro për Lojërat Mesdhetare.

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, do të mbahen për herë të parë të kryeqytetin e Kosovës. Lojërat planifikohet të mbahen në dy shtete dhe 11 komuna, përfshirë 10 të Kosovës dhe Durrësin në Shqipëri.
 

Ndonëse fokusi është te fëmijët, në nisje të festivalit janë parë pjesmarrës të moshave të ndryshme.

Kayak Fest ka nisur më 9 gusht dhe do të mbahet deri më 11 gusht.

Kajaku është mjet i vogël lundrues, i ngushtë, dhe i cili lëvizet me forcën e njeriut, që peshohet në lopatë.

Balidemaj ka thënë se në kuadër të festivalit do të jetë edhe një pjesë e muzeut, përmes së cilit do të tregohet historia e kajakimit para luftës në Kosovë, prej viteve '60.

Ai ka përmendur ekzistencën e klubit Trepça, atëherë, dhe sigurimin e 28 medaljeve.

“Ka traditë, pse të mos vazhdohet?”, ka thënë ai.

Organizatorët kanë thënë se njerëzit paraprakisht kanë treguar shumë interesim për të qenë pjesë e festivalit, dhe shpresojnë që ta vizitojnë në ditët kur mbahet.
 

Pasditen e së premtes, kur ka qenë ekipi i Radios Evropa e Lirë në Batllavë, njerëzit janë parë në disponim të mirë, dhe nën shoqëri të muzikës.
 

Pamje prej larg e zonës ku po mbahet festivali.

Në kuadër të festivalit është krijuar edhe një zonë e kampit të pushimit.

Profesionistët që merren me kajak në Kosovë, i shfrytëzojnë burimet e ujit në Batllavë, Badoc, si dhe ata të lumenjve të ndryshëm.

Kajaku hyn në rangun e sporteve relativisht të shtrenjta.

I organizuar për herë të parë në Kosovë, Kayak Fest, është hapur në pasditen e së premtes në Batllavë të Komunës së Podujevës. Organizatorët kanë thënë se qëllimi i këtij festivali është promovimi i kajakimit në Kosovë, sidomos te fëmijët.