Kabuli nga lart: Përpjekjet ngulmuese për të ikur nga Afganistani

Turma njerëzish duke pritur në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit "Hamid Karzai", teksa një aeroplan transportues ushtarak C-17 bëhej gati të ngrihej në qiell. (23 gusht 2021)

Njerëzit duke bërë përpjekje për t'u futur në aeroportin e kabulit, për të ikur nga vendi. (23 gusht)

Njerëzit duke shkuar për t'u futur brenda në një aeroplan ushtarak në aeroportin e Kabulit, për t'u evakuuar nga Afganistani. (23 gusht)

Turma të mëdha duke u mbledhur përgjatë skajit lindor të aeroportit në kryeqytetin e Afganistanit. (23 gusht)

Turma njerëzish duke u mbledhur jashtë aeroportit "Hamid Karzai". (23 gusht)

Ushtarë britanikë dhe kanadezë duke ndihmuar një afgan për t'u ngjitur mbi një mur, teksa ai dhe të tjerë prisnin afër pjesës së aeroportit që kontrollohet nga forcat e huaja ushtarake. (22 gusht)

Njerëzit duke u munduar me ngulm për të hyrë në aeroportin e Kabulit, me shpresën për t'u larguar nga vendi. (23 gusht)

Një pamje ajrore e njerëzve duke kaluar nëpër pika të kontrollit në aeroportin e Kabulit. (23 gusht)

Njerëzit duke pritur në Aeroportin Ndërkombëtar "Hamid Karzai", për t'u evakuuar nga Afganistani. (23 gusht)

Grumbuj automjetesh shihen nga lart duke shkuar drejt aeroportit në Kabul. (23 gusht)

Njerëzit duke hipur në një aeroplan transportues, në mes të evakuimeve në aeroportin e Kabulit. (23 gusht)

Familjet duke hipur në bordin e një aeroplani transportues të ushtrisë amerikane, gjatë evakuimeve në aeroportin e Kabulit. (23 gusht)

Turma njerëzish dhe kolona automjetesh duke u grumbulluar para portës veriore të aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin e Afganistanit. (23 gusht)

Një pjesëtar i marinës së SHBA-së duke ofruar ndihmë në një pikë kontrolli për evakuime, në mes të ekzodit nga aeroporti i Kabulit. (22 gusht)

Afganët duke hipur në një aeroplan transportues amerikan, gjatë një evakuimi. (22 gusht)

Ekuipazhi i një avioni të ushtrisë amerikane duke u përgatitur për t'i futur brenda personat e caktuar për t'i evakuuar nga Afganistani. (21 gusht)

Një pjesëtar i marinës amerikane duke i ofruar ujë familjeve, gjatë një evakuimi nga aeroporti i Kabulit. (22 gusht)

Grupe të mëdha njerëzish duke pritur për t'u evakuuar nga aeroporti në Kabul. (23 gusht)

Turmat duke bërë përpjekje për të hyrë në aeroportin e kryeqytetit afgan. (23 gusht)

Turma të mëdha shihen nga lart mbi aeroportin e Kabulit, në mes të evakuimeve. (23 gusht)