Talibanët hyjnë në Kabul teksa evakuohen diplomatët e huaj
Your browser doesn’t support HTML5
Militantët talibanë më 15 gusht kanë hyrë në Kabul, teksa presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga vendi. Kabuli ishte qyteti i fundit i madh nën kontrollin e forcave qeveritare, pasi talibanët nisën ofensivën e tyre. Ndërkaq, helikopterët e Shteteve të Bashkuara janë parë në qiellin e Kabulit duke evakuuar për në aeroport stafin nga ambasada amerikane. Edhe misionet e tjera diplomatike po evakuojnë stafin e tyre nga kryeqyteti afgan. (Përgatiti: Bujar Tërstena)