Borrell shpreson të ketë rezultate nga takimi Kurti-Vuçiq
Your browser doesn’t support HTML5
Kosova dhe Serbia kanë nevojë që përfundimisht të mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ka thënë shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, para takimit të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Borrell ka thënë se takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit në qershor nuk ishte aq i frytshëm, por si shpreson se takimi i së hënës do të sjellë rezultate. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Arben Hoti)