Bideni rezulton negativ për COVID-19

Presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka rezultuar negativ me koronavirus, pas testimeve të bëra të martën mbrëma dhe mërkurën në mëngjes.

“U ktheva në [Zyrën] Ovale”, shkroi ai në Twitter, pasi Shtëpia e Bardhë publikoi përditësimin e fundit nga mjeku i tij, duke konfirmuar se ai kishte rezultuar negativ dhe tani mund t’i jap fund periudhës së izolimit.

Biden, 79 vjeç, rezultoi pozitiv javën e kaluar.

Postimi i Bidenit përfshin një foto të një testi të shpejtë COVID-19, i cili tregon rezultatin negativ pas testimit.

“Faleminderit doktor për kujdesin dhe të gjithë juve për mbështetjen”, thuhet në postimin e presidentit në Twitter.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ishte infektuar me koronavirus më 21 korrik.

Biden është i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, si dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës.

SHIKONI EDHE:

Biden infektohet me koronavirus

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Nënvarianti Omicron i koronavirusit – BA.5 – përhapet tejet lehtë dhe së fundi është duke nxitur një valë të re të infektimeve në Shtetet e Bashkuara.