Cungimi i të drejtave të grave pas kthimit të talibanëve
Një luftëtar taliban dhe një grua afgane duke vështruar njëri-tjetrin në Kabul në dhjetor 2022.
Që nga kthimi i tyre në pushtet në gusht të vitit 2021, islamistët e linjës së ashpër kanë kryer një goditje brutale ndaj disidencës dhe kanë rifutur interpretimin e tyre ekstrem dhe fisnor të ligjit islamik të Sheriatit.
Dy fëmijë afganë duke qëndruar mes grumbujve të mbeturinave pranë shtëpisë së tyre në Kabul.
Bruto Produkti i Brendshëm i Afganistanit është vështirë të matet, por vlerësohet të ketë rënë me gati 20 për qind që kur talibanët u kthyen në pushtet, duke rrezikuar jetën e miliona njerëzve në vendin tashmë të varfër.
Më 23 mars 2022, më shumë se një milion vajza afgane u larguan nga shkollat pas një ndryshimi në minutën e fundit të vendimit të talibanëve për t'i rihapur ato. Nën qeverinë teokratike të talibanëve, vajzave vetëm deri nën klasën e gjashtë u lejohet të ndjekin shkollën.
Në maj të vitit 2022, talibanët nxorën një dekret, sipas të cilit gratë në publik duhet të veshin rroba gjithëpërfshirëse dhe të mbulojnë fytyrat e tyre përveç syve. Sipas këtij dekreti, gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë punë të rëndësishme jashtë shtëpisë.
Burrat afganë në Tolo TV duke mbajtur maska në fytyrë në shenjë solidariteti me koleget e tyre, vajza e gra, të cilat u urdhëruan të mbanin mbulesë në studio, Kabul.
Në nëntor, udhëheqësi suprem i talibanëve Mullah Haibatullah Akhundzada urdhëroi kthimin në "Hudud dhe Qisas", të cilat në thelb lejojnë ndëshkimin "sy për sy" dhe ndëshkimet trupore. Qindra njerëz në të gjithë vendin janë rrahur publikisht, janë vrarë me gurë ose u janë prerë pjesë të trupit.
Talibanët, gjithashtu, ua kanë ndaluar grave të marrin pjesë në sport, duke detyruar shumë prej tyre që këtë ta bëjnë fshehurazi, si p.sh. anëtarët e një ekipi të futbollit të grave të fotografuara në Kabul në shtator të vitit 2022.
Kukullat manekine me fytyra të mbuluara në dyqane janë bërë simbol i sundimit taliban në Afganistan, siç shihet në këtë foto të dhjetorit të vitit 2022. Talibanët fillimisht thanë se manekinët ose duhet të hiqen ose t'u priten kokat, por pasi tregtarët u ankuan, ata ranë dakord për këtë kompromis të çuditshëm.
Një luftëtar taliban duke bërë roje ndërsa gratë presin të marrin shujta të shpërndara nga një grup ndihme humanitare në Kabul në maj. Grupet humanitare vlerësojnë se rreth 30 milionë afganë kanë nevojë për ndihmë.
Gratë e veshura me burka mbajnë pankarta që kërkojnë të drejtat e tyre për arsimim në Mazar-i-Sharif në qershor.
Grave u është ndaluar arsimimi universitar dhe mundësitë e tyre për punë janë kufizuar kryesisht në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.
Një nuse, pjesë e një dasme masive, për familjet që nuk mund t'i përballojnë shpenzimet për dasmë në Kabul, korrik.
Policia fetare e talibanëve ka urdhëruar pronarët e sallave të dasmave të mos lejojnë muzikë dhe të mos përfshihen në aktivitete që bien ndesh me vendimet islame. Talibanët e konsiderojnë muzikën si kundër mësimeve të islamit.
Një grua duke hyrë në një sallon bukurie në Kabul ku reklamat me gra janë shfytyruar. Fytyrat e grave janë mbuluar pa shije nga reklamat dhe muralet anembanë vendit.
Një estetiste afgane heq një poster në një sallon bukurie në Kabul më 24 korrik, pasi u detyrua të mbyllej me një dekret të ri taliban. Mbyllja e salloneve të bukurisë ka ngjallur kundërshtim të rrallë publik nga shumë gra afgane pasi krijon një zbrazëti tjetër në jetën e tyre ekonomike dhe sociale.
Një fëmijë i vogël i diagnostikuar me talasemi, Kandahar, korrik 2023.
Sipas Kombeve të Bashkuara, agjencia ka marrë më pak se 5 për qind të fondeve të nevojshme për të ndihmuar Afganistanin, duke e bërë atë operacionin e ndihmës me financimin më të ulët në nivel global, pavarësisht se vendi po përballet me krizën më të madhe dhe më të rëndë humanitare në botë.
Me aktivitetin e vetëm muzikor të lejuar që është këndimi i disa llojeve të këngëve fetare dhe këngëve talibane, instrumentet muzikore konfiskohen në mënyrë rutinore dhe digje, sikurse këto në provincën Herat, gjatë gushtit.
Një grua e veshur me burka duke ecur herët në mëngjes në periferi të qytetit Kandahar në qershor.
Nga viti 2019 deri në vitin 2020, shkalla e varfërisë ishte gati 47 për qind. Të dhënat e fundit tregojnë se nga mesi i vitit 2022, dy të tretat e familjeve afgane raportohet se nuk mund të përballojnë sigurimin e ushqimit dhe artikujve të tjerë bazë joushqimorë, duke detyruar shumë të rritur të angazhohen në aktivitete me produktivitet të ulët për të gjeneruar të ardhura.