Kur eleganca bashkohet me përkushtimin: 22 vjetët e Jeta Musollit në balet
Your browser doesn’t support HTML5
Përgjatë 22 vjetëve karrierë si balerinë në Baletin Kombëtar të Kosovës, Jeta Musolli ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve, me koreografë vendës dhe ndërkombëtarë, shpesh edhe në role kryesore. Baleti, që nga audienca shihet si ndër artet më elegante, në të njëjtën kohë është ndër disiplinat më të vështira për t’u realizuar, që kërkon përkushtim të madh psiko-fizik. Me gjithë mungesën e kushteve për balerinët në Kosovë, Jeta, e cila në këtë rrugëtim artistik ka për shoqërues vëllain e saj, flet për magjinë e skenës dhe energjinë që ajo i jep.