Jeta e vështirë në Herson pas çlirimit

Një pankartë me mbishkrimin"Rusët dhe ukrainasit janë një popull, një e tërë" është grisur në qytetin e sapoçliruar të Hersonit më 14 nëntor.

Banorët e Hersonit po përballen me mungesë të energjisë elektrike dhe ujit teksa dimri po afrohet.

Automjete të blinduara ruse të shkatërruara shihen pranë rrugës për në Aeroportin Chornobaivka, pranë Hersonit, më 15 nëntor.

Pjesa më e madhe e infrastrukturës së Hersonit u shkatërrua gjatë tetë muajve të pushtimit rus.

Një pamje e urës së shkatërruar Antonivskiy mbi lumin Dnieper, e cila u bë e pakalueshme gjatë verës për shkak të sulmeve të vazhdueshme me raketa.

Tërheqja e Rusisë nga Hersoni shënon një tjetër fitore për Kievin pasi vijat e frontit në fushën e betejës vazhdojnë të rivizatohen.

Atmosfera në qytetin port të shekullit XVIII vazhdon të jetë euforike. Banorët përshëndesin dhe gjunjëzohen para personelit të ushtrisë ukrainase që kalon.

Pavarësisht shqetësimeve të autoriteteve ukrainase se minat dhe kurthet mund të gjymtojnë dhe vrasin civilë, organizatat ndërkombëtare kanë filluar të shpërndajnë ndihma.

Ata shpresojnë të parandalojnë një katastrofë humanitare me afrimin e dimrit.

Organizatat humanitare shpresojnë të ofrojnë ndihma ushqimore për afro 100.000 njerëz në Herson dhe përreth tij.

Banorët e çliruar përfitojnë nga një pikë karikimi të baterive në sheshin qendror.

"Shumica e rajonit të çliruar Herson ka qenë pa energji elektrike që nga 6 nëntori", tha shefi i Ukrenerho, Volodymyr Kudrytskiy. “Ne po bëjmë çmos që njerëzit të furnizohen me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur".

Ky imazh tregon një qendër televizive dhe kullën e saj  të shkatërruar në Herson, më 14 nëntor.

Gjatë një vizite në Herson, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se çlirimi i qytetit ishte "fillimi i fundit të luftës".

Megjithatë, derisa banorët e Hersonit mbushin ujë nga lumi Dnieper, tingujt e shpërthimeve shërbejnë si një kujtesë e vazhdueshme se lufta nuk ka përfunduar.

Tymi shihet pas granatimeve në anën e kundërt të lumit Dniepër ndërsa Rusia po tërhiqet nga Hersoni, Ukrainë, 14 nëntor 2022.

Disa ditë pas çlirimit dhe marrjes së kontrollit nga forcat ukrainase, banorët e qytetit port jugor të Hersonit po përballen me mungesë të ujit dhe energjisë elektrike ndërsa autoritetet kanë shtuar përpjekjet për të ofruar ndihma humanitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)