Jerusalemi nën dëborë
Fëmijët duke bërë një dordolec me borë para Kupolës së Shkëmbit, që ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit, në një kompleks të njohur për myslimanët si Shenjtorja Fisnike, kurse për hebrenjtë si Mali i Tempullit. 27 janar 2022.
Dëbora mbuloi Kupolën e Shkëmbit të Xhamisë Al-Aqsa.
Besimtarëve iu desh të ecnin nëpër dëborën, që kishte arritur disa centimetra, për të shkuar në vendet e shenjta në qytetin e vjetër të rrethuar me mure të Jerusalemit.
Një hebre ultra-ortodoks mban libër lutjesh në Murin Perëndimor, në një mëngjes me dëborë në qytetin e vjetër të Jerusalemit.
Pamje e Jerusalemit pas një stuhie bore nga Mali i Ullinjve.
Një pamje në mëngjes e Kupolës së Shkëmbit përmes një porte në formë gjysmëharku në qytetin e vjetër të Jerusalemit, në kompleksin që për myslimanët njihet si Shenjtorja Fisnike dhe për hebrenjtë si Mali i Tempullit.
Një burrë duke ecur pranë Kupolës së Shkëmbit, që ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit gjatë një mëngjesi me borë.
Një pamje nga lart e Kupolës së Shkëmbit mbuluar me dëborë.
Gjatë gjithë natës, 210 automjete për pastrimin e dëborës kanë punuar për t'i pastruar rrugët e qytetit, tha kryetari i bashkisë së Jerusalemit, Moshe Lyon, për radion e Ushtrisë izraelite. Dëbora që ka rënë gjatë natës ka arritur lartësinë deri në 20 centimetra, raportojnë mediat izraelite.
Flamingot në Kopshtin Zoologjik Biblik të Jerusalemit pas reshjeve të borës.