Java nëpërmjet fotografive
Një vajzë e vogël duke luajtur pranë një shatërvani para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, më 11 korrik.
Punonjësit e një spitali duke qarë para një memoriali të improvizuar me portrete viktimash, i vendosur mbi rrënojat e një prej ndërtesave mjekësore të spitalit të fëmijëve Ohmatdit, në Kiev, Ukrainë, më 12 korrik.
Tymi i zi duke u ngritur nga një zjarr që kaploi një treg javor në Islamabad, Pakistan, më 10 korrik.
Notari Adell Shaboviq, përfaqësues i Kosovës në Olimpiadën Parisi 2024, duke u stërvitur në fshatin Zllakuqan, në perëndim të Kosovës, më 11 korrik.
Spektatorët duke shikuar një ngjarje të organizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcës Ajrore rumune, në Malet Bucegi të Karpateve Jugore.
Një grua boshnjake duke qarë pranë varrit të një të afërmi të saj, viktimë e gjenocidit të Srebrenicës, në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, në Bosnje e Hercegovinë, më 11 korrik. Mijëra njerëz u mblodhën në qytezën e Srebrenicës për të shënuar përvjetorin e 29-të të gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Një burrë duke u hedhur në një pishinë noti në fshatin Zllakuqan, pranë qytetit të Klinës, në Kosovë, më 9 korrik.
Badibillderë afganë duke u përgatitur prapa skenave, para një ngjarjeje të organizuar nga Federata afgane e Badibilldingut dhe e Fitnesit, në Kabul, Afganistan, më 9 korrik.
Pjesëmarrësit duke hedhur ujë mbi njëri-tjetrin në Jerevan, Armeni, më 7 korrik, teksa merrnin pjesë në Festivalin e Vardavarit, një manifestim tradicional armen, që daton nga kohët pagane.
Një pëllumb duke fluturuar pranë një shatërvani në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, më 9 korrik.
Djem afganë duke qëndruar në bagazhin e një veture, teksa ajo po lëvizte nëpër një rrugë në qytetin perëndimor të Heratit, në Afganistan.
Një kukull me veshjen kombëtare të Ukrainës në një dysheme, mes xhamave të thyer, brenda një çerdheje fëmijësh, që u shkatërrua nga një sulm raketor në Kiev, Ukrainë, më 10 korrik.
Zjarrfikësit pakistanezë duke luftuar me zjarrin që shpërtheu në një treg javor në Islamabad, Pakistan, më 10 korrik.
Një grua duke bartur një gomë noti pranë barrierave të vendosura kundër anijeve ushtarake ruse, në një plazh në qytetin e Çornomorskut, në rajonin e Odesës, në Ukrainë, më 9 korrik.
Një bletar afgan duke inspektuar zgjojet e tij në një fushë në distriktin e Kashit, në provincën e Badakshanit, në Afganistan, më 8 korrik.
Një grua duke ngushëlluar një pacient pranë spitalit të fëmijëve Ohmatdit, në Kiev, Ukrainë, ku dhjetëra persona u vranë nga një sulm rus me raketë, më 8 korrik.
Shpëtimtarët, stafi mjekësor dhe vullnetarët duke pastruar rrënojat dhe duke kërkuar për viktima, pas sulmit ndaj spitalit të fëmijëve në Kiev, Ukrainë, më 8 korrik.
Njerëz duke shikuar perëndimin e diellit nga qendra e vrojtimit e Akademisë ruse të Shkencave, në Moskë, Rusi, më 7 korrik.
Djem të vegjël mbi një gomar në provincën Badakshan të Afganistanit, më 8 korrik.
Një vajzë e vogël duke shikuar teksa një burrë notonte në një pishinë për t'u freskuar, në fshatin Zllakuqan, në Kosovë, më 9 korrik.