Java nëpërmjet fotografive
Një mace endacake duke u ngrohur nën rrezet e diellit, në një park të mbuluar nga gjethet e vjeshtës, në Bukuresht, Rumani.
Një grua në Shtëpinë e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë, duke qendisur.
Një veturë e braktisur në vijën e frontit, afër Bahmutit, në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.
Një tren-kuzhinë, i quajtur Treni Ushqimor dhe i ideuar për të gatuar dhe shpërndarë deri në 70.000 shujta në javë, duke u nisur në udhëtimin e tij të parë nga kryeqyteti ukrainas drejt vijave të frontit, në lindje, më 23 nëntor.
Një grua duke blerë mollë nga një shitës ambulant, gjatë reshjeve të borës në Shën Petersburg, Rusi.
Një grua duke ecur në një park të mbuluar nga bora, në Kiev, Ukrainë, më 22 nëntor.
Gra iraniane duke mbajtur pankarta gjatë një marshi të forcave paramilitare iraniane Basixh, në Teheran, për të shfaqur solidaritetin e tyre me popullin e Gazës, më 24 nëntor.
Një burrë duke nxjerrë në shitje simite tradicionale afgane, të njohura si nan, në Karaçi, Pakistan. Shitjet e nanit afgan kanë rënë ndjeshëm nëpër lagje, pasi afati i vendosur nga qeveria pakistaneze për dëbimin e imigrantëve afganë pa dokumente skadoi më 1 nëntor, ndërsa mijëra refugjatë u kthyen në atdheun e tyre.
Fëmijë afganë duke lexuar Kuranin në një medrese në distriktin Fajzabad të provincës së Badakshanit.
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier (djathtas), dhe homologu i tij malazez, Jakov Millatoviq, duke shikuar një gardë ushtarake nderi në pallatin presidencial Bellevue, në Berlin, më 21 nëntor.
Një burrë duke ecur pranë topave të artilerisë, teksa vizitonte një ekspozitë të pajisjeve ushtarake në Muzeun Historik Ushtarak në Shën Petersburg, më 19 nëntor, që Rusia e feston si Dita e Forcave Raketore dhe Artilerisë.
Një vajzë duke e shtyrë një ushtar në një karrocë, para afreskeve të një katedraleje në Kiev, Ukrainë.
Futbollisti ukrainas, Oleksandr Zinchenko, duke duartrokitur tifozët e kombëtares së Ukrainës, pasi ajo nuk arriti për pak që të siguronte kualifikimin automatik për kampionatin evropian Euro 2024, pas një barazimi 0-0 me Italinë.
Shpëtimtarët ukrainas duke punuar në një spital të dëmtuar rëndë nga një sulm raketor rus, në qytezën Selidove, në rajonin e Donjeckut.
Punonjësit duke e dekoruar një bredh festiv për festat e fundvitit, afër Kremlinit, në Moskë, Rusi.
Biçikleta të braktisura qëndrojnë në një pikë kufitare ndërmjet Rusisë dhe Finlandës, në Salla, mes një rritjeje të hyrjes së emigrantëve nga Rusia për të kërkuar azil në vendin nordik.