Java nëpërmjet fotografive
Pamje nga lart që shfaq çatitë e shtëpive të mbuluara nga bora në Zhur, Kosovë, më 25 dhjetor 2024.
Prifti ushtarak, Yuriy, nga Brigada 24 e Mekanizuar, duke udhëhequr një shërbim kishtar gjatë Krishtlindjes për një njësit këmbësorie, afër qytezës në vijën e frontit, Çasiv Jar, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë.
Dy persona duke shtyrë një veturë një një rrugë gjatë reshjeve të borës në Prizren, Kosovë, më 25 dhjetor.
Specialistët kazakë të emergjencave duke punuar në vendin e rrëzimit të një aeroplani azerbajxhanas me pasagjerë, në qytetin perëndimor Aktau, më 25 dhjetor, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra persona.
Një shitës duke pastruar borën nga çatia e dyqanit të tij, gjatë reshjeve të borës, në Prizren, më 25 dhjetor.
Njerëz duke vënë lule në Baku, më 26 dhjetor, në përkujtim të viktimave të rrëzimit të aeroplanit Azerbaijan Airlines në Kazakistan, një ditë më herët.
Fëmijë duke marrë pjesë në një ceremoni për Krishtlindje në Kiev, më 25 dhjetor.
Një banore duke shikuar shtëpinë e fqinjve, e cila u shkatërrua nga një sulm me dronë në Harkiv, në ditën e Krishtlindjeve.
Vullnetarët duke punuar për të pastruar një rrjedhje nafte në brigjet e Detit të Zi, në rajonin Krasnodar të Rusisë, pas një incidenti që përfshiu dy anije-cisterna të dëmtuara në një stuhi në Ngushticën e Kerçit.
Një prift ushtarak ortodoks duke udhëhequr një meshë për Krishtlindje për ushtarët ukrainas, në një pozicion afër vijës së frontit, në rajonin e Donjeckut.
Balerinat duke luajtur gjatë shfaqjes "Liqeni i mjellmave" në Operën e Donbasit, në Donjeck, qytet i Ukrainës i pushtuar nga Rusia.
Njerëzit duke vizituar tregun e Krishtlindjeve në Debrecen, Hungari.
Një grua afgane e veshur me burka duke mbajtur një fëmijë, teksa kërkonte lëmoshë para Xhamisë së Madhe të Heratit.
Hulumtuesit rusë duke prezantuar fosilin e një mamuthi bebe para gazetarëve në Jakutsk. Mamuthi besohet të jetë mbi 50.000 vjet i vjetër dhe u gjet në akullnajat siberiane.
Një pamje nga lart që shfaq mijëra studentë dhe qytetarë duke marrë pjesë në një protestë në Beograd në lidhje me rrëzimin e çatisë së një stacioni trenash, që shkaktoi vdekjen e 15 personave në qytetin e Novi Sadit, muajin e kaluar.
Një pjesëtar i komunitetit minoritar të krishterë duke marrë pjesë në një meshë për Krishtlindje në Katedralen e Shën Gjonit, në Peshavar, Pakistan.
Një grua iraniane duke ecur para një pllakati që shfaq një familje tradicionale iraniane, në sheshin Enghelab, në Teheran.
Studentët serbë duke mbajtur indeksat në duar gjatë një proteste në Beograd, ku kërkuan masa nga prokurori i shtetit, në rastin e vdekjeve nga rrëzimi i çatisë në staconin e trenave në Novi Sad në nëntor.
Një grua duke ecur në një rrugë të dekoruar për festat e fundvitit, në Moskë.
Një pamje nga droni që shfaq specialistët e emergjencave duke punuar në vendin e rrëzimit të një aeroplani pasagjerësh të Azerbaijan Airlines, afër qytetit Aktau, në Kazakistan.
Ushtarët ukrainas të Brigadës 177 të Mekanizuar duke u lutur para një darke për Krishtlindje, afër Pokrovskut, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë.
Ushtarët ukrainas nga Batalioni Skala duke ngarkuar mina kundërtank në një autoblindë, para nisjes drejt pozicioneve në vijën e frontit, afër Pokrovskut, në rajonin ukrainas të Donjeckut.
Mjekët duke trajtuar një ushtar të plagosur ukrainas nga Batalioni 108 "Ujqit e Da Vincit", afër Pokrovskut.
Një pamje nga lart e trolejbusëve të parkuar gjatë reshjeve të borës në Sarajevë.