Java nëpërmjet fotografive
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, e cila fitoi medalje të argjendë në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke shkrepur një fotografi me fituesen e medaljes së artë, Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani, dhe fitueset e medaljeve të bronzta, Amandine Buchard nga Franca dhe Larissa Pimenta nga Brazili.
Dielli duke perënduar prapa një kishe, afër qytezës Tisafoldvar, në Hungari, më 25 korrik.
Djem afganë duke kërkuar materiale të riciklueshme në një deponi mbeturinash, në periferi të Mazari Sharifit, Afganistan, më 25 korrik.
Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, duke performuar gjatë natës së parë të festivalit të muzikës, Sunny Hill, që u organizua në Prishtinë, Kosovë, nga 25 deri më 28 korrik, nga fondacioni me të njëjtin emër i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, në periferi të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje, më 25 korrik.
Disa burra duke shitur pjepra në një treg frutash në Mazari Sharif, Afganistan, më 24 korrik.
Fituesi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Tokios më 2020, anëtar i ekipit olimpik të mundësve të Ukrainës, Zhan Belenyuk (majtas), dhe shoku i tij i ekipit, Parviz Nasibov, duke u përshëndetur me miqtë dhe familjet, teksa hipnin në një tren në Kiev, më 23 korrik, drejt Olimpiadës Parisi 2024.
Një turiste nga Rumania duke pozuar për një fotografi në një obelisk të vendosur në një shëtitore pranë detit, në Nisë, Francë, më 23 korrik, para fillimit të Olimpiadës. Në këtë qytet francez do të zhvillohen gjashtë ndeshje futbolli gjatë Lojërave Olimpike Verore.
Një burrë duke u gjunjëzuar para një memoriali të improvizuar për ushtarët e rënë ukrainas, në Sheshin e Pavarësisë, në Kiev, Ukrainë, më 23 korrik. Secili flamur i sjellë nga të afërmit mban emrin e një ushtari të vrarë në luftime me trupat ruse.
Shoferë iranianë të taksive duke u freskuar gjatë motit të nxehtë në Teheran, Iran, më 22 korrik, mes një vale të të nxehtit me temperatura deri në 40 gradë celsius.
Një hënë e plotë duke shëndritur prapa një kryqi gjigant, në një kodër mbi Draçevë të Shkupit, Maqedoni e Veriut, më 21 korrik .
Kukulla tradicionale ruse prej druri, matrioshka, me portretet e presidentit kinez Xi Jinping, presidentit rus Vladimir Putin, dhe udhëheqësit sovjetik Joseph Stalin, në një dyqan suvenirësh në qendër të Moskës, Rusi, më 23 korrik.
Të afërmit e ish-ligjvënëses ukrainase, Iryna Farion, duke mbajtur portretet e saj, gjatë funeralit të saj, në Lviv, Ukrainë, më 22 korrik. Farion, linguiste dhe politikane nacionaliste, vdiq më 19 korrik, pasi një person i panjohur shtiu me armë zjarri ndaj saj atë ditë, pranë shtëpisë së saj.
Dy pjesëmarrës duke u puthur gjatë një koncerti në kuadër të festivalit Atlas, në Kiev, Ukrainë, më 21 korrik.
Pjesëmarrësit duke filluar një garë noti në Revfulop, Hungari, më 21 korrik.
Shpërthimi i një droni të rrëzuar rus, gjatë një sulmi ndaj qytetit ukrainas Herson, më 26 korrik.
Fituesi Oscar Piastri (djathtas) nga skuadra e McLaren-it duke u spërkatur me shampanjë në podium nga ngasësi i Mercedes-it, Lewis Hamilton (që zuri vendin e tretë), pas garës për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, afër Budapestit, më 21 korrik.
Një grua në Kiev, Ukrianë, duke ecur më 25 korrik pranë një reklame për një organizatë ukrainase e cila u ndihmon veteranëve të luftës që të riintegrohen në jetën civile.
Njerëz duke ecur mes motit me shi në Sheshin e Kuq, në Moskë, Rusi, më 22 korrik.
Një ushtar ukrainas duke bërë rojë teksa lëvizte pranë një ndërtese banimi, e shkatërruar nga një sulm ajror, në qytezën Çasiv Jar, Ukrainë, më 24 korrik.
Atletët e ekipit olimpik të Kosovës duke valëvitur flamurin e shtetit gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Parisi 2024, më 26 korrik.
Kalimtarët duke shijuar një shfaqje teatrore në njërin nga sheshet e Prizrenit, Kosovë, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur - Prizrenfest, i cili u mbajt nga 21 deri më 28 korrik.