Fotografitë e javës
Banorët shpëtojnë një grua moshuar nga përmbytjet në rritje në fshatin rumun Slobozia Conachi gjatë fundjavës. Zyrtarët thanë se së paku gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur në Rumani.
Shtëpi të përmbytura nga uji pas reshjeve të mëdha në Lipova Lazne, Republika Çeke, 15 shtator 2024. Rreth 250.000 familje vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike.
Tifozët hungarezë të futbollit duke inkurajuar ekipin e tyre para ndeshjes së vendit të tyre me Bosnjë e Hercegovinën në Ligën e Kombeve të UEFA-s.
Një automjet transportues i Kryqit të Kuq duke u djegur pasi u godit nga një sulm i trupave ruse në rajonin Donjeck të Ukrainës.
Një lojtar përkulet nga kali ku është hipur, për të rrëmbyer një kufomë dhie sintetike gjatë një ndeshjeje kok-boru në Lojërat Botërore të Nomadëve në Kazakistan.
Disa njerëz qëndrojnë në bregun e Gjirit të Finlandës, gjatë motit të ngrohtë në Shën Petersburg, Rusi.
Astronauti i NASA-s, Don Pettit, një anëtar i ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, përshëndet nga dritarja e autobusit ndërsa largohet ng ahoteli me një ceremoni para nisjes në Kozmodromin Baikonur në Kazakistan më 11 shtator.
Peter Sotonyi, rektor i Universitetit të Mjekësisë Veterinare në Budapest, mban një leksion anatomie për studentët e vitit të parë duke përdorur shkumësin për të shënuar trupin e kuajve të gjallë.
Një djalë duke luajtur në një trampolinë në periferi të Mazar-e Sharifit, Afganistan.
Një pamje e bërë nga lart tregon shtratin e tharë të një liqeni pranë Oroshazas më 10 shtator, në mes të një thatësire të vazhdueshme në Hungari.
Studentët pakistanezë të seminarit islamik Jamia Binoria Aalamia, gjatë mbajtjes së provimeve në qytetin port jugor të Karaçit.
Një banor vendas i plagosur qëndron brenda shtëpisë së tij të shkatërruar pas granatimeve, të cilat autoritetet lokale të instaluara nga Rusia i quajtën sulme ushtarake ukrainase, në Makijivka në rajonin Donjeck të pushtuar nga Rusia në Ukrainë.
Punëtorët pakistanezë transportojnë enë plastike të ngarkuara në një automjet në Kueta.
Mbështetësit e partisë së ish-kryeministrit të burgosur të Pakistanit, Imran Khan, marrin pjesë në një tubim në periferi të kryeqytetit, Islamabad, ku u kërkua sërish lirimi i tij nga burgu. Khan po mbahet në burg për më shumë se një vit pasi është dënuar në shumë raste.
Një punëtor krahu duke pritur për punë në një rrugë në Kabul.