Fotografitë e javës
Tregtarët shkarkojnë kafshët nga një kamion, teksa bëhen gati për festën e Kurban Bajramit, që shënohet këtë muaj. Karaçi, Pakistan, 6 korrik.
Një qendër për vaksinim kundër koronavirusit në Moskë, 6 korrik.
Një familje e zhvendosur afgane në provincën Herat. Luftimet midis forcave qeveritare dhe militantëve talibanë atje janë intensifikuar, prejse forcat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga Afganistani në fillim të majit.
Një peruane me veshje tradicionale kërcen në Festivalin Folklorik Botëror në Bashkortostan të Rusisë.
Afaristja dhe prezantuesja televizive ruse, Yelena Lenina, në Festivalin e Filmit në Kanë, më 7 korrik.
Një lagje e goditur nga përmbytjet në Soçi të Rusisë.
Një vajzë e veshur me rroba tradicionale ukrainase kërcen në një pellg në Pyrohiv, afër Kievit.
Një vepër arti në qendër të Kievit në Ukrainë.
Një grua me maskë në fytyrë në një stacion metroje në Moskë.
Punëtorët luajnë volejboll në një zonë të varfër në periferi të Islamabadit, në Pakistan.
Një aplikante bëhet gati për të performuar përpara komisionit përzgjedhës gjatë provimeve të pranimit në kolegjin e cirkut në Moskë.
Një ushtar i Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit fotografohet brenda bazës Bagram në veri të Kabulit, pas largimit të trupave të SHBA-së dhe NATO-s, më 5 korrik.
Spërkatësit e ujit freskojnë klientët në një kafene në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
Fshati Aromat i dëmtuar nga vërshimi i lumit Kokozka në Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar nga Rusia.