Një javë nëpër fotografi

Një grua afgane e veshur me burka duke kërkuar lëmoshë në një rrugë derisa po bie  borë këtë dimër në Kabul.

Pjesëmarrësit në një vrapim për Vitin e Ri në Jakutsk, Siberi.

Tymi shpërndahet mbi Kiev pasi një ndërtesë banimi u sulmua me dronë në ditën e Vitit të Ri.

Një shitës në Karaçi duke pjekur këmbë lope, një ushqim popullor në Pakistan.

Një burrë në Tbilisi duke hapur një pije teksa prapa shihen njerëz të tjerë që janë mbledhur në një rrugë të  zbukuruar për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Një ushtar ukrainas përqafon gruan e tij pasi u kthye nga robëria gjatë një shkëmbimi të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Një grua mban macen e saj teksa shikon rrënojat e shtëpisë së saj, e cila u shkatërrua nga një sulm rus me raketa në qytetin verior të Ukrainës, Çernihiv.

Njerëzit ndezin qirinj për viktimat e të shtënave vdekjeprurëse në qytetin malazez të Cetinës, me ç'rast u vranë 12 njerëz në ditën e Vitit të Ri.

Banorët grumbullohen në Tiraspol, kryeqyteti i rajonit separatist të Moldavisë, Transdniester, më 4 janar. Mes të ftohtit të ashpër, vendi po përgatitet për ndërprerje shtesë të energjisë pasi furnizimi me gazin rus u ndal më 1 janar për shkak të skadimit të një kontrate me Ukrainën.

Të afërmit qajnë gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat e të shtënave masive në Cetinë.

Njerëzit gjunjëzohen për të nderuar një ushtar të rënë ukrainas gjatë ceremonisë mortore në Sheshin e Pavarësisë së Kievit.

Aryna Sabalenka e Bjellorusisë feston mposhtjen e Polina Kudermetovas të Rusisë në ndeshjen finale, kategoria për vajza, në turneun ndërkombëtar të tenisit në Brisbane.

Qentë shihen në kufirin rumuno-bullgar, ndërsa të dy vendet i bashkohen zonës së udhëtimit pa viza Shengen më 1 janar, në Giurgiu, Rumani.

Anëtarët e Gardës Kombëtare të Rusisë duke qëndruar roje në një zonë pranë Sheshit të Kuq, para festimeve të Vitit të Ri në Moskë.

Një grua mban një shall mbrojtës derisa ecën nëpër rrugët e tymosura të Shkupit, të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.