Java nëpërmjet fotografive

Motoçiklistët duke lëvizur përgjatë një rruge mes shiut të dendur në Lahore, Pakistan.

Të afërmit i fusin trupat e viktimave të vrarë në një ambulancë pas shpërthimit të një bombe në një xhami në provincën Badakhshan të Afganistanit.

Një vullnetar evakuon macet nga një lagje e përmbytur në Herson, Ukrainë.

Vinçat pompojnë naftë jashtë Almetyevskit në Republikën Ruse të Tatarstanit.

Një grua mban qenin e saj në vendin e një sulmi me raketa ruse në qendër të Harkivit n Ukrainë.

Një burrë hidhet në një lumë për t'u freskuar në rrethin Kishindeh të provincës Balkh të Afganistanit.

Një banor ngre duart lart teksa ecë nëpër ujërat e përmbytjeve në Herson pasi shpërthimit të digës Nova Kahovka në Ukrainën lindore.

Anijet luftarake lundrojnë në grup gjatë mbylljes së një stërvitjeje ndërkombëtare që mblodhi marina nga më shumë se 30 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Britaninë, Japoninë, Kinën, Brazilin, Indinë dhe Korenë e Jugut. Stërvitjet jo luftarake u mbajtën mes tensioneve në rajonin Azi-Paqësor.

Tymi i zi del nga një furrë qeramike në Karaçi, Pakistan.

Njerëzit duke fjetur në shkallë ndërsa janë strehuar brenda një stacioni metroje gjatë një sulmi me raketa ruse dhe dron në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Besimtarët ortodoksë rusë dhe ikona e Trinisë nga Andrei Rublev gjatë një shërbimi kishtar në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Hëna e plotë ndriçon qiellin mbi ndërtesat në Moskë.

Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Kryepeshkopi Stefan, (në qendër djathtas) dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije (në mes), qëndrojnë përkrah peshkopëve nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia pas një liturgjie të përbashkët në Kishën e Shën Sofisë në Ohër, Maqedonia e Veriut.

Mira, 17 vjeçe, viziton një strehimore nga bombat afër shtëpisë së saj, në Kiev.

Banorët duke qarë pas evakuimit të tyre nga një zonë e përmbytur si pasojë e shpërthimit të digës Nova Kahovka.

Costica dhe gruaja e tij, Dana, punojnë në një arë të mbjellë me misër duke përdorur një parmendë të tërhequr nga gomari pranë fshatit Saraiu, Rumania juglindore.

Një grua e moshuar mban një të afërm me nevoja të veçanta pasi janë evakuuar nga një lagje e përmbytur në Herson, Ukrainë.

Një vullnetar i shpëtimit të kafshëve mban një vezë ndërsa noton mes mbeturinave në ujërat që kanë përmbytur Hersonin.