Java nëpërmjet fotografive
Një eklips i pjesshëm hënor shihet në qiellin mbi një ndërtesë banimi në Moskë.
Ushtarët ukrainas mbajnë flamurin kombëtar mbi arkivolin e Volodimir Pugolovkos gjatë funeralit të tij në varrezat e ushtarakëve, Lychakiv, në Lviv.
Vullnetarët duke pastruar brigjet e liqenit të Badocit, afër Prishtinës, gjatë një aksioni të organizuar në Ditën Botërore të Pastrimit, më 20 shtator 2024.
Tregtarët afganë ekspozojnë vargonjtë me fiq për shitje në një treg me shumicë në Kandahar.
Banorja vendase, Valentina Puzanova, 77 vjeçe, qëndron në banesën e saj, e cila u godit nga bombardimet e fundit, në Donjeck.
Pelegrinët luten pranë statujës së Virgjëreshës Mari në një vend pelegrinazhi katolik në qytetin Megjugorje në Bosnjë e Hercegovinë.
Nxënëset afgane duke udhëtuar me një veturë në distriktin Faizabad të provincës Badakhshan.
Një banore e qytetit të Donjeckut të pushtuar nga Rusia shikon nga banesa e saj, e cila u godit gjatë asaj që autoritetet e instaluara nga Moska e quajtën një sulm ushtarak ukrainas.
Tymi përhapet nga vendi ku shpërtheu një bombë rrëshqitëse në Harkiv, Ukrainë, më 17 shtator.
Një kalorëse e re duke bërë ushtrime në thasët me rërë të vendosur pranë një stalle të vogël të drejtuar nga familja për të parandaluar përmbytjet në Szodliget, Hungari.
Një makinë kalon pranë një ure të shkatërruar në qytetin Pokrovsk në rajonin lindor të Donjeckut, në Ukrainë.
Një grua duke pastruar dyshemenë e një kishe pas tërheqjes së ujërave nga përmbytjet në fshatin Peçea, Rumani.
Një nxënëse me veshje të kuqe ulet përkrah të tjerëve gjatë një feste myslimane në përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed, në Karaçi, Pakistan, më 17 shtator.
Një ushtar ukrainas vrapon për të ndihmuar fermerët për të shuar zjarrin që kaploi një fushë pranë Pokrovskut në lindje të Ukrainës.
Një protestuese mban një pankartë gjatë një marshimi në Paris për të shënuar përvjetorin e dytë të lëvizjejes protestuese që u nxit nga vdekja e studentes kurdo-iraniane Mahsa Amini, derisa po mbahej në paraburgim.
Një grua shikon një instalacion me një transformator energjie të dëmtuar nga një sulm ushtarak rus në qendër të Kievit.
Anëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBT të Ukrainës gjatë Auto-Paradës së Krenarisë në Harkiv.
Pamje e një rruge të ndriçuar për festimet e Mevlid al-Nabi, përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed, në Karaçi, Pakistan.
Djemtë afganë bëjnë fotografi në oborrin e faltores Hazrat-e Ali ose Xhamisë Blu në Mazar-e Sharif.
Ushtarët duke bartur thasë me rërë për të forcuar digën përgjatë Danubit, në Pilismarot, Hungari.
Një ekspozitë e përkohshme u hap në Podil, Kiev, në kujtim të gazetarit Heorhiy Gongadze, i cili u rrëmbye dhe u vra në shtatorin e vitit 2000.
Një punonjës shëndetësor duke vaksinuar një fëmijë kundër poliomielitit, Kandahar, Afganistan.