Fotografitë e javës

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës qëndrojnë pranë një automjeti të blinduar në veri të Kosovës, ku autoritetet kosovare kanë mbyllur të premten pesë institucione paralele serbe në veri të vendit – pjesë e banuar me shumicë serbe. 

Dy pakistanezë duke qarkulluar me një motoçikletë gjatë një shiu të dendur në Karaçi.

Një grua afgane tregon një pikturë në ekspozitën e Zhvillimit Ekonomik dhe Suksesit të Afganistanit, në Kabul.

Një burrë afgan gjatë një stërvitjeje për arte rë përziera luftarake në një klub në Kabul. Qeveria talibane në Afganistan i ka ndaluar artet e përziera luftarake (MMA), duke besuar se janë joislame.

Një besimtar ortodoks maqedonas prek ikonën e Virgjëreshës Mari gjatë festimeve ortodokse të Fjetjes së Marisë në kishën e Shën Nënës së Zotit në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Njerëzit kalojnë pranë një skulpture gjigante të Jezu Krishtit të skulptorit armen, Armen Samvelyane, e cila përfundimisht do të ketë një lartësi prej 33 metrash, në një punëtori në Jerevan. Statuja e Jezu Krishtit do të ngrihet në malin Hatis, rreth 30 kilometra larg kryeqytetit armen.

Mjekët bartin trupat e viktimave të një aksidenti me autobus në provincën Baluçistan në një spital në Karaçi. Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosën në provincën jugore kur një autobus që transportonte pelegrinë nga Irani në provincën Punjab, ra në një kanal.

Ushtarët ukrainas të Brigadës së Tretë Sulmuese dirigjojnë një dron vetëvrasës FPV mbi pozicionet ruse në rajonin e Harkivit.

Një burrë vajton për babanë e tij, i cili vdiq nga të shtënat nga militantët separatistë, në një spital në Quetta, Pakistan. Militantët separatistë vranë të paktën 39 persona në sulmet e "koordinuara" në Pakistanin jugperëndimor më 26 gusht, që kishin në shënjestër kryesisht panxhabitë etnikë, thanë zyrtarët qeveritarë.

Njerëzit strehohen në një stacion metroje në Kiev gjatë sulmeve të forcave ruse me raketa dhe dronë më 26 gusht.

Zyrtarët pakistanezë të sigurisë patrullojnë afër vendit ku ndodhën përleshje vdekjeprurëse midis dy grupeve të armatosura në Karaçi.

Një foto e bërë me dron tregon bagëtinë duke pirë ujë pranë një kullote të thatë të stepës hungareze pranë qytetit Balmazujvaros, në lindje të Hungarisë.

Një restaurues duke ekzaminuar statujën e dëmtuar nga koha në mënyrë të konsiderueshme të Kryeengjëllit Gabriel, pjesa qendrore e Sheshit të Heronjve në Budapest.

Fëmijët luajnë në errësirë ​​me një elektrik dore në një zonë banimi gjatë një ndërprerjeje të energjisë elektrike në Kiev.

Një çift para rrënojave të shtëpisë së tyre, e cila u shkatërrua nga sulmet ruse në Zaporizhja, Ukrainë.
 

Mjeshtri i paradës së togës së nderit të ushtrisë serbe rregullon uniformën e një ushtari para ceremonisë me rastin e vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në Beograd.