Java nëpërmjet fotografive
Xhudistja Distria Krasniqi tregon letrën që mori nga një tifoze në Prishtinë. Me duartrokitje, fishekzjarrë e fjalët më të mira, u pritë sportistët olimpikë të martën në Kosovë. Xhudistet, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu kanë arritur t’ia sigurojnë Kosovës dhe dy medalje olimpike, duke çuar shifrën totale në pesë sosh.
Pjesëmarrësit në Kayak Fest, që u organizua për herë të parë në Kosovë në Batllavë, komuna e Podujevës. Organizatorët thanë thënë se qëllimi i këtij festivali është promovimi i kajakimit në Kosovë, sidomos te fëmijët.
Të afërmit e ushtarit të vrarë ukrainas, Taras Ashtema, vendosin një flamur kombëtar me portretin e tij në memorialin për ushtarët e rënë ukrainas në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.
Punonjësit ukrainas të urgjencës shihen duke pushuar pas intervenimit në vendngjarje kanë ndërhyrë në një sulmi vdekjeprurës me raketa ruse në një supermarket në Kostyantynivka më 9 gusht.
Parviz Nasibov i Ukrainës feston fitoren e tij në gjysmëfinale të mundjes greko-romake për meshkuj në kategorinë deri 67 kilogramë në Lojërat Olimpike të Parisit.
Pelegrinë që u nisën nga qyteti iranian i Mashhadit drejt qytetit të shenjtë të Irakut, Qerbela, për të marrë pjesë në festën e ardhshme fetare myslimane shiite Arbain (Arbaeen).
Një protestues në Sofje mban një portret të presidentit rus, Vladimir Putin, në një flamur me ngjyrat e ylberit gjatë një demonstrate kundër një ligji të ri të diskutueshëm që ndalon "propagandën" LGBT në shkollat në Bullgari.
Shalqinjtë në një shatërvan në qendrën më të madhe të mallrave luksoze në Moskë.
Ekipet e shpëtimit duke punuar në vendin ku ndodhi një sulm rus me raketa në Harkiv më 6 gusht.
Një imazh i marrë me një shpejtësi të ngadaltë të diafragmës tregon Sergei Yemelyanov (përpara majtas) dhe Timur Khaidarov (përpara djathtas) të Kazakistanit që konkurrojnë gjatë garave të kanoeve 500 metra në garat e sprintit në kanoe në Lojërat Olimpike Paris 2024 në Vaires-sur-Marne Nautical Stadiumi në Vaires-sur-Marne, Francë.
An image taken with a slow shutter speed shows Sergei Yemelyanov (front left) and Timur Khaidarov (front right) of Kazakhstan competing during the men's canoe double 500m heats of the canoeing sprint competitions at the Paris 2024 Olympics at the Vaires-sur-Marne Nautical Stadium in Vaires-sur-Marne, France.
Yaroslava Mahuchikh e Ukrainës feston pasi fitoi në kategorinë kërcimin së larti në Lojërat Olimpike Verore në Paris.
Njerëzit duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur pas reshjeve të mëdha në Faisalabad, Pakistan.
Njerëzit duke ecur përgjatë zbukurimeve me lule si pjesë e një festivali të dizajnit të peizazhit urban në Moskë, mes pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës nga Rusia.
Tymi ngrihet nga një kremator mbi varrezat e Baikove pas ceremonisë së varrimit të ushtarakut të ndjerë ukrainas, Sergiy Chornyi, në Kiev. Chornyi, një aktivist nga protestat e Euromaidanit të vitit 2014, vullnetarisht iu bashkua ushtrisë ukrainase dhe u vra në aksion pranë Çasiv Jarit.
Mbështetësit e partisë së Pakistanit Tehrik-e Insaf (PTI) lexuan Kuranin për të shënuar përvjetorin e burgimit të ish-kryeministrit dhe kryetarit të PTI-së, Imran Khan, në Karaçi. Më 5 gusht u bë një vit që kur Khan u burgos nën akuzat për korrupsion.
Një operues me nofkën "Yuri" demonstron aftësitë e një qeni robot në një vend të pazbuluar në Ukrainë. Qentë robotë të fshehtë dhe të shkathët së shpejti mund të bëhen një pamje e zakonshme në frontin e Ukrainës, duke zëvendësuar ushtarët në misione të rrezikshme si spiunimi i llogoreve ruse ose zbulimi i minave.