Java nëpërmjet fotografive
Një nuse e re gjatë përgatitjeve për dasmën e saj me një kostum tradicional dasme në fshatin Biksad, Rumani.
Një grua e veshur me rroba tradicionale ukrainase duke pozuar për fotografi para një automjeti ushtarak rus të blinduar të shkatërruar, i cili është ekspozuar në qendër të Kievit më 24 gusht, n Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Banorja Viktoria Aksenova, 61 vjeç, numëron dëmet dhe heq mbeturinat brenda banesës së saj, e cila u godit nga bombardimet, në Donjeckun e kontrolluar nga Rusia.
Babai i Ihor Voyevodinit qan teksa përqafon një fotografi të djalit të tij, gjatë një ceremonie mortore në Universitetin e Kievit më 25 gusht. Ihor u vra në një betejë me trupat ruse.
Ihor Hlavan nga Ukraina derdh ujë mbi veten gjatë ecjes në garën prej 35 kilometrash, kategoria për meshkuj në Kampionatin Botëror të Atletikës në Budapest.
Ekipet e shpëtimit duke evakuuar njerëz me një varkë nga zonat e përmbytura në Noora Nath, Provinca Punjab, Pakistan.
Njerëzit shikojnë se si një ushtar zbret nga një helikopter gjatë një misioni për të shpëtuar studentët e ngecur në një gondolë në fshatin Pashto në provincën malore Kyber Pakhtunkva më 22 gusht. Të tetë personat u shpëtuan përfundimisht.
Njerëzit duke inspektuar dëmet e shkaktuara në objektin e Qendrës Ndërkombëtare të Biznesit në Moskë, pas një sulmi me dron që dyshohet të jetë kryer nga ukrainasit më 23 gusht.
Një protestues me maskë me fytyrën e presidentit rus, Vladimir Putin, merr pjesë në një protestë në Londër si pjesë e ditës ndërkombëtare të veprimit "Putini është vrasës" në të gjithë Evropën më 20 gusht.
Punonjëset afgane të shëndetësisë duke vaksinuar një fëmijë kundër poliomielitit në Xhalalabad.
Shakar Rustami (majtas) dhe Zulaikha Amini, organizatore të ekspozitës së librit dhe pikturës "Smart Way", duke qëndruar përballë pikturave. Artistet e reja organizuan një ekspozitë pikture në Kabul për të shprehur reagimet ndaj kufizimeve të vendosura nga talibanët ndaj grave dhe vajzave. Në ekspozitë u shfaqën edhe libra të ekspozuar nga studentët për të promovuar kulturën e leximit.
Njerëzit rreshtohen për të parë pjesë të Parlamentit të Hungarisë që u hapën për publikun në Budapest, për të shënuar festën kombëtare të vendit për nder të mbretit Stefan I.
Burrat afganë duke bartur një motoçikletë në një varkë përtej lumit Kokça në rrethin Fayzabad të provincës Badakhshan.
Unazat e valltarëve që vallëzojnë të krijuara rreth një zjarri ndërsa muzika tradicionale performohet si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Kostumeve Popullore në Zheravna, Bullgari.
Një çift ukrainas i sapomartuar viziton një ekspozitë në Kiev ku u shfaqën automjete ushtarake ruse të shkatërruara.
Siluetat e djemve afganë teksa kërcejnë në një trampolinë në Xhalalabad.
Një kasap afgan duke rrjepur lëkurën nga koka e një lope të therur në dyqanin e tij në Darvaze Lavry në Kabul.
Mërgimtarët ukrainas mbajnë një flamur ukrainas prej 32 metrash mbi Urën e Paqes për të shënuar Ditën e Flamurit Kombëtar të Ukrainës në Tbilisi më 23 gusht.
Monumenti "Mëmëdheu" në Kiev është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës për Ditën e Flamurit Kombëtar të Ukrainës.
Punonjësit komunalë duke pastruar vendin e një zone të goditur nga një sulm ushtarak rus në Dnipro, Ukrainë.