Java nëpërmjet fotografive
"Gjithëpërfshirja nuk është veç slogan" është vetëm nga pankartat që mbanin protestuesit në marshin e organizuar me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Prishtinë, ku gratë protestuan për të drejta të barabarta me burrat dhe më shumë siguri.
Një skulpturë e mbuluar me akull në Pallatin Beloselsky-Belozersky në Shën Petersburg, Rusi.
Marshimi i protestuesve antiqeveritarë në kryeqytetin moldav, Kishinau, më 12 mars.
Anëtarët e komunitetit hindu pakistanez duke festuar festën Holi në Karaçi.
Një burrë duke ecur pranë një gruaje të veshur me burka të hipur në një gomar përgjatë një rruge në Fayzabad, Afganistan.
Një punëtor përgatit një kurth nga plasmasi i fryrë, që ngjan në një automjet ushtarak, i cili mund të përdoret për t'i ngatërruar sulmet ruse në Ukrainë, gjatë një prezantimi mediatik në Decin në Republikën Çeke.
Një burrë valëvit një flamur kombëtar gjeorgjian përpara një barrikade që është duke u djegur gjatë protestave në Tbilisi javën që shkoi kundër një projektligji të diskutueshëm për "agjentët e huaj".
Një burrë fotografon figurën e një mozaiku në stacionin e metrosë Nagatinsky Zaton, në Moskë.
Një burrë duke ecur jashtë një shkolle të shkatërruar pas sulmeve ruse me raketa në Kramatorsk të Ukrainës.
Një demonstrues i mbështjellë me një flamur të Bashkimit Evropian gjatë protestave në Tbilisi, Gjeorgji, kundër projektligjit për "agjentët e huaj", për të cilin kritikët thonë se përfaqëson një ndryshim autoritar dhe mund të dëmtojë përpjekjen e Gjeorgjisë për t'u bashkuar me BE-në, më 9 mars. Më 10 mars, ligjvënësit gjeorgjianë votuan pro anulimit të projektligjit.
Një grua mban një varëse rrobash që simbolizon abortet e pasigurta dhe të paligjshme derisa merr pjesë në një tubim për të rritur ndërgjegjësimin për vështirësitë e kryerjes së një aborti në një spital shtetëror. Tubimi u mbajt para ndërtesës së Qeverisë në Bukuresht më 8 mars.
Këmbësorët duke ecur në një rrugë me borë në Kiev.
Njerëzit brenda stacionit të sapohapur Rizhskaya të Linjës së Rrethit të Madh, të metrosë së Moskës.
Protestuesit që tundin flamurin e Bashkimit Evropian goditen nga një top uji gjatë përleshjeve me policinë në trazirat para Parlamentit të Gjeorgjisë, në Tbilisi, më 7 mars, ndërsa mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar projektligjin e diskutueshëm për "agjentët e huaj".
Gratë mbështetëse të partisë fetare Jamaat-e-Islami marrin pjesë në një tubim për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Lahore, Pakistan, më 8 Mars.
Një student i universitetit privat Rana, shihet ulur pranë një posteri me një mesazh në lidhje me kodin e veshjes për studentet femra. Universitetet në Afganistan u rihapën më 6 mars, por vetëm burrat u lejuan të ktheheshin në klasa për shkak të ndalimit të arsimit të lartë për vajzat dhe gratë nga ana e talibanëve.
Fëmijë që mbajnë gjerdanë lulesh shumëngjyrëshe hyjnë në sinagogën e Tempullit Koral ndërsa komuniteti hebre i Rumanisë shënon festën Purim në Bukuresht, Rumani, të hënën, 6 mars 2023. Festa hebraike Purim përkujton shpëtimin e hebrenjve nga gjenocidi në Persinë e lashtë.
Një grua afgane duke thurur një qilim në një fabrikë qilimash tradicionalë në Kabul.
Aktivistet duke vendosur mesazhe në një objekt që përfaqëson një vaginë të stilizuar gjatë një proteste për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Bukuresht më 8 mars.